Shteti i Malit të Zi është anëtar i NATO-s, ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës, vendosi dhe mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë, e këto janë të patjetërsueshme.
Forumi Shqiptar në Malin e Zi i përshkroi si të panegociueshme kushtet e shpallura ditë më pare nga drejtuesi i tij, Nik Gjeloshaj, për të gjitha partitë që do bashkoheshin me partinë Europa Tani, që kishte mandatin e krijimit të qeverisë.
Ishin premtime ne fushate dhe kushte për çdo subjekt që do pranonte bashkëqeverisjen me Forumin Shqiptar, thuhet në deklaratën e tij. Për krijimin e shumicës, nevojiteshin edhe votat e partive pro-serbe dhe për ta, kushtet e Forumit Shqiptar, ishin praktikisht njohje e pavarësisë së Kosovës e aprovim të sanksioneve ndaj Rusisë.
Në fund forcat pro-serbe megjithatë, janë tërhequr e kanë pranuar kushtet e shqiptareve, duke i dhënë fitoren e parë të Forumit Shqiptar në Mal te Zi. Ato vetë nuk do të jenë pjesë e qeverisë, por do kenë vetëm postin e Kryetarit të Kuvendit. Ky zhvillim duket se u ka dhënë shqiptarëve atje shumë pushtet jo vetëm me zv.kryeministrin dhe 2 ministri të mëdha, por edhe pushtet politik duke fituar ndaj pro-serbeve të cilët janë dorëzuar dhe kanë pranuar njohjen e Kosovës, dënimin e Rusisë dhe rrugën pro-perëndimore të Malit te Zi. Mësohet se dhe përfaqësuesi i Aleancës Shqiptare, Genc Nimanbegu ka pranuar bashkëqeverisjen me pro-perëndimorët e “Europa Tani”.
Top Channel