Home Gjeo-Ekonomia Suedia kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në...

Suedia kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në Ukrainë

Suedia do t’i dërgojë ukrainasve një paketë të re mbështetjeje ushtarake me vlerë 199 milionë dollarë, e cila përbëhet kryesisht nga municione artilerie.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, deklaroi në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura duhet të raportojnë deri më 6 nëntor mbi potencialin e dërgimit të aeroplanëve, Jas Gripen në Ukrainë pasi qeveria u kërkoi atyre të vlerësonin çështjen.

Por, ai përsëriti se për arsye të sigurisë së brendshme, Suedia do të duhet të bëhet anëtare e NATO-s përpara se të mund të dorëzojë ndonjë aeroplan luftarak, raporton Reuters.

Suedia shpreson t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes së NATO-s së shpejti, megjithëse pranimi i saj është vonuar nga vendet anëtare si Turqia dhe Hungaria.

360grade.al

Share: