Home Gjeo-Ekonomia Sulmi me bombë në Ankara, Rama: Evropa të mbështesë Turqinë në luftën...

Sulmi me bombë në Ankara, Rama: Evropa të mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri Edi Rama reagon pas sulmit terrorist në Ankara.

“Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm qyqarie që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.

Një shpërthim është dëgjuar para godinës së Gjysmëhënës së Kuqe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasuar nga të shtëna me armë zjarri.

 “Dy terroristë që erdhën me një automjet para portës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, kryen një sulm me bombë dhe njëri prej terroristëve hodhi veten në erë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.

Pas shpërthimit dhe të shtënave me armë zjarri pranë ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, forcat e policisë morën masa të gjera sigurie në zonë. Yerlikaya bëri të ditur se nga ngjarja e ndodhur rreth orës 09.30, dy oficerë policie u plagosën lehtë.

Share: