Gazetarja e televizionit serb N1 ka nxjerrë blof presidentin Aleksandër Vuçiç, në një intervistë të tij të fundit teksa iu drejtua:Ju ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj.
Sipas N1, Vuçiç ndryshe foli në CNN dhe ndryshe në një intervistë që dha të martën për televizionin serb Happy Tv. Nëse intervista në CNN ishte e tensionuar dhe jo aq specifike, ndryshe ka ndodhur me gazetarin serb Milomir Mariqin ku Vuçiç ka qenë i relaksuar.
“Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte me NATO-n, përkundrazi, ne duam të kemi një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës. Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Radioicic është në dispozicion edhe është në territorin tonë ku prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha presidenti i Serbisë për Amanpour në CNN.
Ndërsa gazetarit serb i foli ndryshe: “Problemi i vetëm është se unë nuk dua të marr pjesë në ndjekjen kundër djemve serbë. Ata nuk e kanë bërë këtë sepse janë të këqij dhe sepse janë terroristë, por sepse janë të detyruar”.
N1 ka krahasuar edhe deklaratat e Vuçiç për Novak Gjokoviç që shkroi se “Kosova është zemra e Serbisë”.
“Unë besoj se Novak Gjokoviç e ka thënë nga zemra, 99% e njerëzve në Serbi besojnë në të dhe ne politikanët duhet të jemi pragmatikë dhe racionalë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje përmes negociatave”, tha Vuçiç në CNN.
Ndërsa në televizionin serb ndryshon muzika madje duke relativizuar vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku.
360grade.al