Home Gjeo-Ekonomia Projektligji i PS-së për ndërtimet brenda zonave të mbrojtura, Tabaku: I porositur...

Projektligji i PS-së për ndërtimet brenda zonave të mbrojtura, Tabaku: I porositur dhe qepur për interesa biznesi! Prish faunën dhe florën e vendit

Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjate mbledhjes se pare te Komisionit hetimor parlamentar “Per kontrollin e ligjshmerise se veprimeve te organeve publike ne procedurat per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane”, qe do te hetoje koncesionet e inceneratoreve./r/n/r/nMP, Jorida Tabaku speaks during the first meeting of the Parliamentary Commission of Inquiry "On controlling the legality of actions of public bodies in procedures for construction and administration of urban waste treatment plants", which will investigate the concession of incinerators.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas një projektligji të propozuar nga 12 deputetë të Partisë Socialiste që i hap rrugën ndërtimeve brenda zonave të mbrojtura.

“Mbasi ju vunë pronave shtetërore e private, mbasi dhanë leje në plazhe e brigje tashmë i erdhi rradha zonave të mbrojtura”, shkruan deputetja Tabaku.

Ajo thekson se ndryshimi i ligjit është porositur edhe qepur qartësisht për interesa biznesi.

“Do të lejojë që në zona ndër të tjera si “Syri Kaltër”, “Parku Valbonës” apo dhe “Lumi Egër i Vjosës” të lejohen ndërtime që konsiderohen me interes publik”, thekson deputetja demokrate.

Jorida Tabaku shprehet se projektligji i propozuar nga PS prish tërësisht faunën dhe florën e vendit.

“Shkatërrimi pa kthim i pasurive kombëtare natyrore me të cilat krenohemi duke cënuar jo vetëm speciet e rralla por dhe duke prishur atë që Zoti i ka falur Shqiperisë shoqëruar me interesat klienteliste që do përfaqesohen në këto zona është dëmi i rradhës që pritet rë bëhet. Shqipëria në shitje kudo duket se nuk njeh limite as te natyra!”, thekson Tabaku.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut:

Mbasi ju vunë pronave shtetërore e private, mbasi dhanë leje në plazhe e brigje tashmë i erdhi rradha zonave të mbrojtura!

Janë ngritur 12 deputetë të PS dhe kanë propozuar që meqënëse jemi “në një moment pjekurie intelektuale të shoqërisë” atëherë ka ardhur koha që në zonat e mbrojtura të lejojë ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike, Ndërhyrje të llojit urban (lexo pallate), rekreacional (lexo rezidenca luksoze), infrastrukturë rrugore (rrugët për tek rezidencat luksoze), hekurudha, infrastrukturë energjetike si dhe përfshirë impiantet për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturës së naftës dhe gazit.

Ky ndryshim i ligjit i porositur edhe qepur qartësisht për interesa biznesi do të lejojë që në zona ndër të tjera si “Syri Kaltër”, “Parku Valbonës” apo dhe “Lumi Egër i Vjosës” të lejohen ndërtime që konsiderohen me interes publik.

Praktikisht fryma e ligjit, i cili është për zonat e mbrojtura, preket dhe kthehet në një ligj për zonat e pambrojtura.

Nga një ligj që ndalon në përputhje me legjislacionin e BE, në nje ligj që lejon në perputhje me intersat klienteliste, nga një ligj qe rregullon në një ligj që prish tërësisht faunën dhe florën e vendit.

Shkatërrimi pa kthim i pasurive kombëtare natyrore me të cilat krenohemi duke cënuar jo vetëm speciet e rralla por dhe duke prishur atë që Zoti i ka falur Shqiperisë shoqëruar me interesat klienteliste që do përfaqesohen në këto zona është dëmi i rradhës që pritet rë bëhet. Shqipëria në shitje kudo duket se nuk njeh limite as te natyra!

E të mos harrojmë se sa here kujtohen disa deputetë socialistë të sjellin një propozim ligjor ligji është nje nga ato që cikësohet kapje e shtetit.

Nje deputet socialsit solli shtyrjen e afatit të ligjit të investimeve strategjike, dy të tjerë sollën ndryshime tek Ligji i Lojërave të Fatit e të gjihë e kemi parë se si kanë shkuar të dy ligjet!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Share: