Fasonët i paskan bërë qeverisë dhe Bankës së SHqipërisë një shkresë ku i kërkojnë lehtësi dhe mbështetje për shkak të rënies së euros.
Në vitin 2024 Qeveria prezantoi Paketën e Industrisë së Tekstileve dhe Këpucëve, duke i dhënë një stimul të fortë industrisë fason.
Unë në atë kohë nuk kam qenë dakord me këtë paketë dhe e kam bërë publik mendimin tim, pasi ashtu siç edhe e parashikova, sektori fason nuk do ndalej dhe do kërkonte lehtësi të tjera në kurriz të sektorëve të tjerë të ekonomisë, të cilëve u ka marrë punonjësit, hapsirën e bërjes së biznesit, stimulin dhe mbështetjen për këta sektorë nga buxheti i shtetit.
Konkretisht, Qeveria në 2014 dhe në vazhdim parashiko një tarifë simbolike prej 1 € kontratë leasing, kur jep me qira pronën shtetërore.
Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH-së, në rastin e tatimpaguesve me rrezik zero, dhe brenda 30 ditëve në rastin e tatimpaguesve eksportues.
Përjashtim nga TVSH-ja në importin e makinerive dhe pajisjeve.
Stimuj të ndryshëm financimi për trajnimin profesional në punë.
Lehtësimi i Procedurave Doganore.
Thjeshtimi i procedurave për Punësimin dhe Sigurimet Shoqërore.
TVSH me normë zero për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për rieksportim.
Pagesa e sigurimeve shoqërore për punonjësit në periudhën e trainimit.
Pagesa e trainimit për disa profesione.
Zero taksa doganore.
Asnjë pagesë në buxhetin e shtetit në formën e taksave dhe detyrimeve të tjera fiskale.
Pra, ç’farë kërkojnë fasonët?
Duket se qenkan pa qef…. Me rënien e euros ata thjesht humbasi disa euro a dollarë më shumë në xheoat e tyre, pasi edhe kur u bë paketa fiskale e vitit 214, ata nuk rritën pagat e punonjësve ashtu siç premtuan, por nxituan të blenë makina të shtrenjta dhe të blenë vila qindra mihjëra euro në resorted në bregdet.