“Azem Hajdari kishte rol aktiv në fillim por u detyruam ta largonim për shkak të disa problemeve që janë shkruar dhe u mendua që të bëhej një zgjedhje tjetër dhe u bë votim i rregullt. Nuk e pranuan por u spekulua me një shprehje që kisha thënë derisa ska parti nuk mund të ketë kryetar sepse zgjidhet nga anëtarët, më pas u bë një aktiv dhe u bë brenda dy ditësh një afat skandaloz por u vendos aty kush u zgjodh kryetar nuk kemi procesverbal të aktibit por kujtime të protagonistëve por s’kanë vlerë dokumentare, fitoi Berisha”, u shpreh Aleksandër Meksi, themelues i PD-së.
Ish-kryeministri demokrat, themelues i PD-së, ka dyshimet e tij për këtë moment, gjithsesi shprehet i rezervuar kur e pyesim se kush nuk e deshi Aleksandër Meksin.
“Ata që nuk votuan Meksin. Kush votoi kush nuk votoi nuk e di, mund të kemi hipoteza por nuk ia vlen të publikohen pasi kurrë nuk je i sigurt”, u shpreh themeluesi i PD, Aleksandër Meksi.
Por strategjitë dhe kulisat nëpër koridoret e zyrave të partisë, kishin nisur shumë më shpejt. Supozimet kanë qenë të shumta, por ato do të mbeten përherë të tilla, për sa kohë nuk u mbajt kurrë një procesverbal për aktivin e selisë blu. Por, protagonistëtë kohës, ndër të cilët edhe Rexhep Uka, kanë mbajtur shënime të cilat publikohen për herë të parë pas 3 dekadash.
“Që atëherë nuk kam qenë dakord me mendimet që po hidheshin aty dhe kam reaguar ndoshta më ashpër se sa duhet dhe e kam botuar, që atëherë ka qenë zhgënjim i madh. Pashë disa shenja të lidershpit, që kërkonte të shfaqte tipare autoritariste… që erdhi duke u rritur e duke marrë përmasat që ka sot”, u shpreh, Rexhep Uka, themelues i PD-së.
Protagonisti atyre momenteve, Preç Zogaj, tregon se në pamje të parë gjithçka kishte rrjedhë normale, por sipas tij, egoja e Berishës për të dalë në krye me çdo kusht do të diktonte zhvillime të rëndësishme politike në ato fillime.
“Sali Berisha ka bërë gjithçka për të dalë në krye nuk do mend as kalem. Por unë po them të vërtetën. Nuk ka ndodhur shkarkim por anulim i zgjedhjes së Meksit. E kam propozuar unë që zgjedhja e komitetit drejtues dhe kryetarit. U mbajt aktivi ku u votua me votim të fshehtë. Për herë të parë në PD dhe në Shqipëri”.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1356696971900961%2F&show_text=false&width=560&t=0
Top Channel