Home KRYESORE Boçi, ftesë demokratëve për bashkim, një kusht për Bashën: Kur të nisë...

Boçi, ftesë demokratëve për bashkim, një kusht për Bashën: Kur të nisë aksionin opozitar…

Nënkryetari i “Rithemelimit” thotë se po punohet për një proces bashkimi në Partinë Demokratike dhe fton demokratët t’i bashkohen.

Boçi fton deputetët që mbështesin Lulzim Bashën, ndërsa për vetë Bashën ka një kusht: fillimisht të mos jetë më patericë e qeverisë dhe më pas të të bëhet pjesë e frontit opozitar.

“Po punohet për një proces bashkimi. Ky bashkim është real, për ta shtrirë edhe në partitë e tjera opozitare. Ftesa për ata demokratë që mendojnë ndryshe është një thirrje e hapur për të gjithë deputetët. 

Ata deputetë që sot janë te pjesa e Bashës, janë të ftuar të bëhen pjesë e PD-së dhe e kësaj iniciative bashkuese. Opozita të dalë e përbashkët në betejë. Basha është deputet dhe në momentin që do fillojë të bëjë opozitë dhe do e dëshmojë me aksion opozitar, gjithmonë është i ftuar. Në momentin që vazhdon të jetë patericë e qeverisë duke i shërbyer asaj me propozimet ligjore, nuk mendoj se ka dëshirë të bëhet pjesë e frontit opozitar”.

Top Channel

Share: