Home Gjeo-Ekonomia Pas dorëheqjes së kryeministres së Francës, emërohet pasardhësi i saj, vetëm 34-vjeç

Pas dorëheqjes së kryeministres së Francës, emërohet pasardhësi i saj, vetëm 34-vjeç

Një ditë më parë kryeministrja e Francës njoftoi dorëheqjen nga posti i saj. Sipas mediave të huaja, ditën e sotme është emëruar pasardhësi i saj Gabriel Attal.

Emmanuel Macron ka emëruar ministrin 34-vjeçar të Arsimit, në krye të qeversë, ndërsa francez t’i japë frymë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Lëvizja nuk do të çojë domosdoshmërisht në ndonjë ndryshim të madh politik, sipas Reuters, por sinjalizon një dëshirë që Macron po përpiqet të lëvizë përtej reformave jopopullore të pensioneve dhe imigracionit të vitit të kaluar dhe të përmirësojë shanset e partisë së tij qendrore në votimin e qershorit në BE.

360grade.al

Share: