Home KRYESORE Jetesa e ndarë prindërve dhe fëmijëve!

Jetesa e ndarë prindërve dhe fëmijëve!

Nga Çapajev Gjokutaj

Më kujtohet që nē fillim të viteve 1990, kur shumë të njohur emigruan në Greqi, jo pak gra punësoheshin që të përkujdeseshin për të moshuar. Na bënte përshtypje kur na tregonin se shumica e këtyre të moshuarve kishin fëmijë të rritur, por jetonin në familjet e tyre. Pleqtë i shihnin a s’i shihnin një herë në 2-3 javë a më rrallë, megjithëse mund të flisnin në telefon më shpesh, madje jo pak prej fëmijëve paguanin shërbimin që shqiptaret u bënin të moshuarve. Dhe kanë goxha shtëpi, me gjithë ato dhoma, tregonin miqtë tanë emigrantë.

Sot ky zakon, prindërit e moshuar veç dhe bijtë a bijat veç, haset shpesh e më shpesh edhe në Tiranë, madje gjen edhe agjenci që lehtësojnë gjetjen e punëtoreve të shtëpisë.

Dhe s’di të thuash pse po ndodh kështu: ngaqë kanë ndryshuar brezat, ngaqë të dyja palët, si të rinjtë dhe të moshuarit, çmojnë më shumë lirinë e vet, ngaqë përparimi sjell jetë më të lirë por edhe më të vetmuar apo ngaqë na prishi greku🧐😜

( Nga cikli ‘ Zigzage të vetes’ )

Share: