Home Approccio Italo Albanese Orietta Berti dhe zakoni për onomastikën familjare rreptësisht me gërmë “O” nistore…

Orietta Berti dhe zakoni për onomastikën familjare rreptësisht me gërmë “O” nistore…

Duke pritur Festival di Sanremo 📺 🎼 🎧n🎹 🎻

👩‍🎤🎼🧑🏻‍🎤🎧 🎹🎙
nga Adela Kolea


“Orietta Berti, këngëtare ikonë e muzikës italiane të viteve ’60-’70 por, gjithnjë aktuale edhe me interpretime të reja apo me bashkëpunime me artistë të rinj bashkëkohorë, që ka përfshirë tre breza…”

Kënga e saj e njohur thotë:
“Finché la barca va, lasciala andare…!” – “Derisa barka funksionon, lëre të shkojë…!” dhe duket ky, lejtmotiv edhe i jetës së saj e karrierës 60-vjeçare.

Orietta Berti i përket brezit të këngëtarëve italianë, që muzikën e kompozoi dhe interpretoi me pasion e talent të mirëfilltë, larg trajtimit komercial aktual.
Si temperament, e butë, ironike dhe karizmatike.

Orietta qe martuar më 1967-ën dhe dasma e saj qe transmetuar në Tv.

Mirëpo, bashkëshorti i saj, Osvaldo, qe emocionuar aq shumë, sa që s’kishte arritur dot të shqiptonte “Po!”- në e ritualit.

Atëherë, Albano, i ftuar në dasmë, kishte imituar në Tv zërin e Osvaldos, burrit të Orietës e kishte thënë “Po!” në vend të tij.

➡️Në familjen e Orietës kanë një zakon të çuditshëm lidhur me onomastikën.

Çdo pjesëtar i familjes së tyre, me të mitur e të rritur, deri edhe qentë e tyre, duhet të kenë ekskluzivisht emra me germë inicjale “O”!

Ajo vetë pra: Orietta.
Bashkëshorti: Osvaldo.
Djali: Otis.
Djali tjetër: Omar
Mbesa e parë: Olivia
Mbesa e dytë: Ottavia
Gjyshi: Oreste
Gjyshja: Odilla
Nëna e Orietës: Olga
Qeni: Otello
Qeni – kone: Olimpia. 😃

Ad
Share: