Home Gjeo-Ekonomia Konflikti në Lindjen e Mesme, Princ William shpreh shqetësimin për numrin e...

Konflikti në Lindjen e Mesme, Princ William shpreh shqetësimin për numrin e viktimave

Princi William ka shprehur shqetësimin për viktimat e konfliktit në Gaza. Në deklaratën e tij, ai tha se shumë janë vrarë që nga sulmi terrorist i Hamasit me 7 tetor të vitit të kaluar.

“Jam thellësisht i shqetësuar për koston e tmerrshme njerëzore të konfliktit në Lindjen e Mesme që nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor. Shumë janë vrarë”, tha ai.

“Unë, si shumë të tjerë, dua që lufta të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për rritjen e mbështetjes humanitare për Gazën. Është e rëndësishme që ndihma të kalojë dhe pengjet të lirohen.

Unë vazhdoj të shpresoj se mund të gjendet një e ardhme më e ndritur dhe refuzoj të heq dorë nga kjo”, theksoi ai.

Pas sulmit ndaj Izraelit tetorin e kaluar, Princi dhe Princesha e Uellsit lëshuan një deklaratë duke dënuar Hamasin. Çifti mbretëror tha se ishin ‘thellësisht të shqetësuar’ nga ajo që kishin parë.

 “Ndërsa Izraeli ushtron të drejtën e tij të vetëmbrojtjes, të gjithë izraelitët dhe palestinezët do të vazhdojnë të jenë të përndjekur nga pikëllimi, frika dhe zemërimi”, thuhej në deklaratën e tyre.

360grade.al

Share: