Home Gjeo-Ekonomia Me posterin me kërkesa në duar, fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Me posterin me kërkesa në duar, fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët janë mbledhur në shenjë proteste sot para Ministrisë së Bujqësisë. Ata kanë shfaqur një poster të madh ku kanë shkruar kërkesat e tyre duke e shpalosur në hyje të Ministrisë. Fermerët kërkojnë barazim të TVSH për produktet bujqësore; rimbursim për çdo litër qumësht; naftë pa taksa për mjetet bujqësore; fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit; subvencionim për farat dhe fidanët dhe subvencionim për produktet organike.

Kujtojmë se disa herë fermerët kanë dalë në protestë për kërkesat e tyre, duke bllokuar qarkullimin në disa akse të vendit.

KËRKESAT E PLOTA:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike.

360grade.al

Share: