Home Gjeo-Ekonomia A është Arsimimi i lartë i grave një nga faktorët e uljes...

A është Arsimimi i lartë i grave një nga faktorët e uljes së Lindshmërisë?

Nga Pirro Prifti

Në Shqipëri është vënë re një ulje e lindshmërisë vitet e fundit aq sa në vitin 2023 lindjet ishin të barabarta me vitin 1934 të kohës së Zogut. Ulja e Lindshmërisë është e dukshme në Shqipëri por shkaqet dhe faktorët nuk janë të njëjtë. Nga vitet 1989 lindshmëria ishte rreth 80.000 lindje në vi tnë një popullsi prej 3.1 milion banorë. Në 2023 lindshmëria ishte rreth 22,210 lindje në një popullsi 2.76 milion banore sipas 1 janarit 2023 (INSTAT) (Lindjet dhe vdekjet në Shqipëri, projeksioni i zymtë i Kombeve të Bashkuara – Revista Monitor).

Në kohen e Zogut në vitin 1934 (1930) popullsia ishte 833,600 banore me lindje të njëjta me vitin 2023, kur popullsia në Shqipëri më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1,1 %, krahasuar me 1 janar 2022 (https://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/publikimet/2023/popullsia-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-1-janar-2023/).

Unë nuk do të analizoj faktorin e Emigracionit, faktor që është studjuar mirë në pakësimin e lindjeve, por emigracioni nuk është i vetmi faktor. Po kush janë faktorët e tjerë?

Pakësimi i lindshmërisë në Shqipërisë nuk ka si faktor kryesor pakësimin e popullsisë ashtu siç shihet tek të dhënat e mësipërme sepse popullata sot është rreth 3 herë më e madhe se ajo e viti 1938. Sidoqoftë mesa duket faktorë të tjerë janë shkaktarë në raport me vitin 1934.

Një nga faktorët e rëndësishëm janë martesat e pakësuara: Sipas INSTAT, në vitin 1990 kishte rreth 29 mijë martesa, ndërsa në vitin 2019, numri i tyre ishte rreth 22 mijë. Në të njëjtën periudhë, divorcet u rritën nga 2600 në gati 6000. Numri i divorceve për 100 martesa arriti rekordin prej 26.1 në 2019-n, me një të pestën e çifteve që ndahen.

Faktor tjetër i rëndësishëm në kohën e sotme janë abortet: INSTAT raportoi se në vitin 2022 kishte 170 aborte për 1000 lindje nga 164 që ishte ky tregues me 2021. Numri i aborteve në vitin 2022 ishte 4.199. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort. Sikur të mos abortonin, Lindshmëria sot në 2023 do të ishtë mbi 30.000 lindje (Abortet për 1000 lindje u rritën më 2022, teksa numri i bebeve po bie me shpejtësi – Revista Monitor).

Faktor i katërt i rëndësishëm është rritja e moshës së femrave për të lindur në raport me të kaluarën. Sipas përllogaritjeve të Eurostat në vitin 2019 mosha mesatare e grave për lindjen e fëmijës së parë në Europë ishte 29.4 vjeç, ndërsa në Shqipëri në të njëjtin vit ishte 26,4 vjeç. Shqipëria bashkë me Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë kishin normat më të ulëta të moshës mesatare të grave që lindin fëmijën e pare. Para çlirimit madje dhe gjatë viteve para pas çlirimit, mosha e grave për të lindur ishte edhe më e vogël rreth 16-18 vjeç.Rritja e moshes së femrave për të lindur ndikon negativisht në numrin e lindjeve.

Faktorë të tjerë të veçantë që kanë ndikuar në uljen e lindshmërisë sigurisht është emigracioni por ai nuk është faktor për tu egzagjeruar, sepse emigracioni është një veçori e Globalizmit por edhe pasojë e keq-qeverisjeve të gabuara pas viteve `90 duke filluar që nga mbyllja dhe shkatërrimi i industrisë së lehtë dhe të rëndë duke prishur mbi 500 fabrika e punishte e kombinate duke e detyruar popullsinë të emigrojë- pra Papunësia mbetet një faktor negativ i emigrimit.

Janë larguar sipas OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme; Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.

Në 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona dhe 2020-2025, ikja do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto

(https://www.monitor.al/okb-nga-shqiperia-kane-ikur-1-2-mln-persona-gjate-1990-2020-pritet-te-largohen-dhe-615-mije-te-tjere-ne-dekadat-e-ardhshme/).

Ii

Një nga faktorët që dominon në vitet e Demokracisë por që e ka zanafillën që nga koha e diktaturës, është lëvizja për emancipimin e gruas dhe realisht arsimimi i lartë i gruas i cili po luan një rol të madh në uljen e lindshmërive. Duket si paradoks por po të shohësh vendet perëndimore dhe vëndet e lindjes dhe ato qëndrore ku femrat kanë një përqindje të lartë arsimimi me arsim të lartë, lindin më pak fëmijë 1 ose realitivisht 2 fëmijë gjatë jetës së tyre. Pse Emancipimi i Gruas?

Sepse Emancipimi i gruas po i çliron gratë nga kufizimet politike, sociale dhe ligjore. Ai përfshin të drejtën e votës, të drejtën për të pasur pronë, të drejtën për të pasur llogari financiare në emër të saj, të drejtën për autonomi trupore, të drejtën për të punuar, të drejtën për të lëvizur vetë nëpër botë. Procesi, strategjia dhe përpjekjet e panumërta me të cilat gratë janë përpjekur të çlirohen nga autoriteti dhe kontrolli i burrave dhe strukturave tradicionale të pushtetit, si dhe të sigurojnë të drejta të barabarta për gratë, të heqin diskriminimin gjinor nga ligjet, institucionet dhe modelet e sjelljes, dhe standardet ligjore që do të promovojnë barazinë e plotë të tyre me burrat

(https://eige.europa.eu/publications resources/thesaurus/terms/1239?language_content_entity=en).

Sidoqoftë Anna Klassen Universiteti Friedrich Schiller Jena thotë levizjet feministe dhe feminizmi i sotëm - të paktën siç është i dukshëm në mediat sociale - kuptohet si jo vetëm duke përfshirë gratë, por përkundrazi duke dekonstruktuar nocionin e femrës dhe duke i kushtuar vëmendje akseve të tjera të diskriminimit si raca, klasa apo jo. identiteti gjinor, cis, dhe jobinar. Unë mendoj se kjo qasje dekonstruktive dhe ndërsektoriale është specifike për feminizmin dhe jo për fuqizimin e grave.

Pra të lirë nga kufizimet tradicionale shoqërore, sinonimet e “një grua e re e emancipuar që ndjek karrierën e saj”: e lirë e çliruar. në gjendje të veprojë sipas dëshirës; nuk pengohet; jo nën detyrim apo kufizim. Po ashtu dhe lëvizjet feministe të cilat kërkojnë në dallim nga Emancipimi i gruas -mbrojtjen e të drejtave sociale, politike, ligjore dhe ekonomike të grave të barabarta me ato të burrave.

Në botën perëndimore dhe atë të ish kampit socialist, arsimimi i lartë dhe vendosja e grave në përgjegjësi njëlloj si burrat, krahas efekteve pozitive social-politike, traditiconale-fetare, ka ndikuar edhe negativisht përsa i përket lindshmërisë, dhe mendoj se edhe në Shqipëri numri i grave fertile por me shkollë të lartë shumica të të cilave kanë edhe poste drejtuese publike apo private në shoqëri politikë, etj, kanë pak femijë.

Të dhënat zyrtare nga Eurostat tregojnë se norma e lindshmërisë në Shqipëri ishte 1.71 fëmijë për grua më 2012 dhe në vitin 2023 zbriti në 1,21 fëmijë për grua. Kjo do të thotë se në vitin 2012, në vendin tonë 100 gra lindën 171 fëmijë, ndërsa në vitin 2022, po 100 gra lindën vetëm 121 fëmijë (https://pamfleti.net/aktualitet/lindshmeria-ne-shqiperi-bie-ne-121-femije-per-grua-ne-vitin-2022-e-tr-i191805). Sot rreth 55% e vëndeve të punës në administratë dhe në Shkollat fillore, të mesme dhe të larta, në pushtetin lokal dhe qëndror i zenë gratë me arsim të lartë.

Gjithashtu Arsimimi i lartë dhe postet drejtuese që zenë femrat në publik dhe privat, krahas uljes së dëshirës për të lindur, shkaktojnë edhe efekte të tjera negative si aborted, dhe divorcet, rritja e punonjëseve të seksit, etj. Shumica dërrmuese e aborteve dhe divorceve janë në familjet me arsimim të lartë.

Sigurisht ndryshimi nga sistemi dictatorial në atë të demokracisë liberale perëndimore, ka nxjerrë në pah krahas vlerave positive të demokracisë të pasqyrura që nga revolucioni francëz tre ngjyrësh si bardhë-kuq-blu, pra Liri- barazi- vëllazëri, ka sedimentuar efektet e saj negative në dobësimin dhe madje prishjen e familjes në shoqëritë tona të konsumit, duke vënë në plan të parë pasurimin dhe si Zot- Paranë dhe Ateizmin. Dobësimi i Familjes dhe prishja e celulës së domosdoshme të shoqërisë njerëzore po shkakton në vëndet e botës së parë dhe të dytë uljen e lindshmërisë. Dobësimi i Familjes vjen në rradhë të parë medoj nga arsmimi i larte i Femrës por dhe i Meshkujve të cilët venë në plantë parë fitimin por të punosh shumë dhe të fitosh shumë ka

si pengesë lindjen e fëmijëve, kështu ka rënë lindshmëria; megjithëse në Shqipëri numri i grave fertile në 2023 është 3 herë më i lartë se në vitin 1934, por lindjet janë njëlloj.

Kjo mund të vërtetohet në raport me vëndet islamike, hinduiste, budiste,etj, ku të drejtat e grave janë të cunguara, Arsimimi i lartë është i ulët, lejimi i martesa me shumë gra është normal për ata sipas ligjit Sharia, por edhe në vëndet budiste dhe Hinduiste ku gratë nuk kanë barazi me burrat dhe nuk kanë të drejta, sepse me ligj burri është drejtues i familjes. Në të gjitha këto raste lindjet janë të shumta dhe brënda 100 vitesh p.sh Egjipti nga 3 milion banorë në vitin 1900 sot ka popullsi mbi 100 milion banorë, po kështu Irani, India, Kina (i vetmi vënd i cili vendosi planifikimin familjar vetëm me 1 fëmijë për familje).

Së fundmi në vëndet e demokracive liberale ku ka një pakësim të dukshëm të lindjeve dhe ngadalsim të rritjes së popullsisë, për shkak të prishjes së familjes dhe degradimit moral e social (mesa duket edhe politik, ku mafia po shtrembëron drejtimin politik për shkak të korrupsionit, drogës, dhe kriminalitetit), por megjithse ka një rritje të mirëqënies ekonomike, po preket edhe nga një fenomen tjetër i rezikshëm emigracioni nga vëndet e varfëra për shkak të globalizmit. Ky emigracion rrezikon të kthehet në një bumerang për vëndet e pasura dhe ka rrezik të ndodhë si me Perandorinë Romake e cila u shkatërrua nga dyndjet e popullsive të tjera jashtë saj.

Zgjidhja është e vështirë, dhe nuk them që arsimimi i lartë është i dëmshëm, përkundrazi barazia- vëllazëria-liria duhet të jenë të ekuilibruara sidomos në Shqipëri, duke vendosur një planifikim familjar të mirë, rritje cilësore rrogash të diferencuara, luftë kundër korrupsionit dhe mitmarrjes, drogës, kriminalitetit, një pushtet të tretë të pavarur (drejtësia), një pushtet të katërt (mediat) jo I kapur, dhe një drejtim qeverisës nga intelektualët meritokratë dhe profesionistë.

Vetëm atëhere nga Shqipëria nuk do të largohen njerëzit.

Share: