Home KRYESORE Edhe Britania dhe Italia e kundër dhunës në protestë: Molotovi nuk ka...

Edhe Britania dhe Italia e kundër dhunës në protestë: Molotovi nuk ka vend në demokraci!

Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike dhe ajo italiane kanë dënuar dhunën e sotme nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para bashkisë së Tiranës.

Në një reagim, britanikët thonë se molotovi nuk ka vend në demokraci. “Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit” – deklaron Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa Ambasada Italiane nëpërmjet një njoftimi shtypi donoi aktetet e dhunshme të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë.

“E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme.” – thuhet në njoftimin për shtyp.

360grade.al

Share: