Nga Irena Beqiraj
Vite të tëra me shumë pasion shpesh duke u përpjekur të gjej shembuj të thjeshtë jam munduar t’u shpjegoj studenteve të mi këto koncepte :
- Një aset është një burim me vlerë ekonomike që një individ, korporatë ose vend zotëron ose kontrollon me shpresën se do të sigurojë përfitime në të ardhmen.
2.Shpenzimit e Kërkim Zhvillimit në burimet naftë mbajtëse konsiderohen asete afatgjata për shumicën e kompanive pikërisht për faktin se pritet të sjellin përfitime në disa vite (të ardhura, flukse monetare dhe fitime) . Ndaj ato regjistrohen si aset duke u rreshtuar bilancin e kompanisë .
3 .Kur një aset fshihet nga lista aseteve të kompanisë do të thotë që kompania pasi ka kryer testet përkatëse vleresuese redukton vlerën e tij në zero , duke konfirmuar që nuk pret asnjë përfitim të ardhshëm edhe qe ky aset nuk ka asnjë vlerë të ardhshme për kompaninë . Thënë ndryshe aseti që fshihet nga bilanci I kompanisë ka humbur një herë e mirë të gjithë dobinë ose vlerën për kompaninë.
Për gjithë ato që presin pasurimin nga “luga e floririt” që fshihet 6000 m thellë cfarë SHELL raporton nuk ka asnjë rendësi, por për një student të financës fshirja 600 milionë dollarë të “Kërkim zhvillimit në Shqiperi do të thotë që me anë të raportimit financiar Shell shprehet nuk pret përfitime te ardhshme Shpirag, pra nuk pret të nxjerrë naftën e parshikuar aty.
Gjigandi SHELL, nuk ka dështuar ai do t’i mbijetojë edhe kësaj fshirje sic u ka mbijetuar mijëra fshirjeve të tjera , (vetëm në 1998 ka kryer 4.5 miliarde dollarë fshirje nga bilanci ) .
Ndërsa ne mund të gëzohemi! Dashkërka Zoti që brezat që do të vijnë të trashegojnë një burim natyror , që ne nuk ja dolëm ta nxirrnim në sipërfaqe për ta berë ” rrush e kumbulla” sic kemi bërë cdo gjë tjetër !