Home Gjeo-Ekonomia Borrell: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim ekzistencial për Europën

Borrell: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim ekzistencial për Europën

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfaqëson një kërcënim ekzistencial për të gjithë Bashkimin Europian dhe e ka detyruar unionin të vendosë në fokus të politikës së saj sigurinë, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Në një kohë kur mbështetja amerikane në Europë po bëhet gjithnjë e më pak e sigurt, kjo luftë paraqet një kërcënim ekzistencial për BE-në”, tha Borrell.

Ai vlerësoi se nevojitet një ndryshim paradigme në mbrojtjen europiane, duke vënë në dukje se Europa ia ka deleguar sigurinë e saj SHBA-së për një kohë të gjatë dhe ka lejuar “çarmatimin” në 30 vitet e fundit, pas rënies së Murit të Berlinit.>Abc.News

Share: