Home Gjeo-Ekonomia Vuloset fitorja e parë e ndryshimeve klimatike në Gjykatën Evropiane

Vuloset fitorja e parë e ndryshimeve klimatike në Gjykatën Evropiane

Një grup grash të moshuara zvicerane kanë arritur një fitore të pjesshme sa i përket ndryshimeve klimatike në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Gratë, kryesisht në të 70-at, thanë se mosha dhe gjinia e tyre i bënë ato shumë të prekshme ndaj efekteve të valëve të të nxehtit të lidhura me ndryshimet klimatike dhe në vazhdën e kësaj, sipas tyre përpjekjet e Zvicrës për të përmbushur objektivat të reduktimit të emetimeve kishin qenë mjerisht të pamjaftueshme. Për këtë Gjykata Evropiane iu dha të drejtë, duke u bërë kështu vendimi i parë nga kjo gjykatë e fuqishme për ngrohjen globale.

Vendimi është detyrues dhe mund ndikojë në ndryshimin e ligjit në 46 vende në Evropë, përfshirë Britaninë e Madhe.

Gratë zvicerane, të quajtura “KlimaSeniorinnen” ose “Gratë e moshuara” për mbrojtjen e klimës, argumentuan se ato nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre pasi mund të pësojnë sulme shëndetësore gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër. Të dhënat e së martës treguan se muaji i kaluar ishte marsi më i ngrohtë i regjistruar në botë, që do të thotë se rekordet e temperaturës kanë thyer dhjetë muaj rresht.

Anëtarja e “KlimaSeniorinnen”, Elisabeth Smart, 76, tha për BBC Neës se ajo ka parë se si ka ndryshuar klima në Zvicër që kur ishte fëmijë duke u rritur në një fermë.

E pyetur për angazhimin e saj në këtë rast për nëntë vite rresht, ajo tha: “Ne nuk jemi bërë të ulemi në një karrige lëkundëse dhe të thurim.”

360grade.al

Share: