Falma një puthje
Nga ato të çmëndurat
Pas dore më shtrëngo
Edhe nëse dua të largohem!
Qëndro i fortë në besimin tënd
Duart nuk mund të lëshohen
Kafshohen, fërkohen, ndizen
Por prap bashkohen bëhen një!
Falma një puthje
Por qëndro me bindjen
Arsyes mos i kërko pse-në
Ajo të zgjedh ty pa asnjë dyshim!
Në kohë të vranët dhe me shi
Në kohë të kthjellët nuk ka stuhi
Në kohrat e dikurshme dhe tani
Dashuria ka mbetur ashtu si mbete ti!
Falma një puthje për vetëm unë dhe ti!!!
Arsinoi Zengo