Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe drejtuesja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës Ledi Imeraj u takuan në Londër me të rinj nga Shqipëria për të biseduar mbi mundësitë e angazhimit të tyre pranë Agjencisë, si një potencial i rëndësishëm për zhvillim e vendit.
Balluku bëri të ditur se këta të rinj që kontribuojnë në jetën ekonomike e sociale në Londër janë edhe një aset i jashtëzakonshëm për të kontribuar në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës.
Ndërsa drejtuesja e Agjencisë, Imeraj theksoi se ata mund të angazhohen përmes një platforme qoftë në kohë të plotë, apo të pjesshme.
“Kemi mundësinë për të thithur trurin e shqiptarëve që kanë një eksperincë të jashtëzakonshme”, theksoi ajo.
360grade.al