Nga Shaban Murati
Nese kishat bejne shenjterime te prifterijve shqiptare agjente te Serbise dhe Greqise, kjo nuk eshte pune e tyre, por e shtetit shqiptar, qe nuk duhet te lejoje perdhosjen e shtetit dhe te kombit. Shteti duhet t’u beje te qarte vijat e kuqe te pakapercyeshme per intersat tona shteterore dhe kombetare
. Shteti duhet te denoje pergjegjesit dhe propozuesit shqiptare te shenjterimeve te tilla te perdhosura. Por kur zyrtare nga me te lartet e shtetit per injorance apo per fondamentalizem fetar personal pershendesin shenjterimet e agjenteve shqiptare te Serbise dhe te Greqise, ketu jo vetem eshte shkelur laiciteti i shtetit, por ka marre fund shteti.
Keshtu eshte kur timonin e shtetit e kane marre duar te huaja me qellime vrastare te shteteve fqinje, qe nuk e kane dashur kurre dhe e luftojne edhe sot e kesaj dite ekzistencen e shtetit te pavarur shqiptar.