Nga Fejzo Subashi
Në debatin publik ekonomin e vendit, në lidhje me vizionet, strategjinë dhe prioritetet qeveritare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, absolutisht deri më tani, që turizmi është parësor për Qeverinë dhe qeverisjen aktuale, në lidhje me politikat ekonomike, e cila tashmë është në mandatin e katërt. Turizmi.
Ky prioriteti është kthyer për ekonomin shqiptare në një fjalë kyçe, shpeshherë mitike, ku shikohet dhe vazhdon të shikohet nga hartuesit, politik bërsitë e ekonomisë dhe drejtuesit e ekonomisë Shqiptare si lokomotiva e ekonomisë Shqiptare.
Absolutisht që edhe unë gjykoj, vlerësoj se Turizmi në Shqipëri, qoftë edhe ai sezonal, është i rëndësishëm dhe një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë Shqiptare, Por a mjafton një sektor, i vetëm, i lidhur ngushtësisht me apo pa arsye, me sezonalitetin, klimën dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike, aq më pak mungesa e një turizmi të mirëfilltë elitar të jetë si e vetme lokomotiva e ekonomisë së një vendi?! Një fenomen i tillë ku. aktualisht si në çdo fushë, edhe në këtë ndeshet me pamundësinë konkurruese me vendet fqinje, a mund të ketë premisa për të garantuar zhvillim, rritje progresive të qëndrueshëm dhe të drejtë ekonomik? Mendoj se i vetëm qe jo, aq më pak të jetë lokomotivë ekonomike. Nëpërmjet kësaj analizë synoj të nënvizojë domosdoshmërinë, nevojën emergjente për një vizion, strategji që të synoj e të ketë objektiv si: Ri mendim të modelit ekonomik Shqiptar, jo vetëm me qëllim dhe objektiv të rimëkëmbjes, por për të hedhur themelet për një ekonomi të qëndrueshme, rentabël dhe të vazhdueshme, e cila të njohë e të ketë synim vetëm rritje. Kjo arrihet dhe ndodh atëherë, ku sfera prodhues industria e lehtë, agropërpunimi, prodhimi teknologjik dhe përpunimi i burimeve natyrore të trajtohet si lokomotiva e domosdoshme, e re dhe e qëndrueshme e zhvillimit dhe evoluimit të ekonomisë Shqiptare.
- Një ekonomi e mbështetur tek konsumi dhe turizmi.
Kam kohë që kam ngritur dhe kam linçuar me forcë që të ndërgjegjësojë gjithë armatën e ekonomistëve dhe sidomos ata/o që merren drejtpërdrejtë, apo edhe indirekt me politikat e ekonomike, se ne realisht përjetojmë ekonominë e konsumit e cila është priotar dhe ajo e shërbimit. Për këtë mjafton t’iu referohemi sipas të dhënave të INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, ku rritja ekonomike e dekadës së fundit është mbështetur në tri shtylla kryesore: remitancat nga emigracioni, ndërtimi, dhe turizmi. Këto shtylla kanë gjeneruar të ardhura, por kanë krijuar një ekonomi të pambështetur në prodhim real. Turizmi përbën rreth 20% të PBB-së në vitet e fundit, por është i ekspozuar ndaj krizave të jashtme dhe i përqendruar në sezonin veror. Ndërkohë, sektori prodhues kontribuon me më pak se 7% të PBB-së, një shifër alarmante për një vend me potencial të madh tokësor dhe burime njerëzore. - Pse sektori prodhues është i domosdoshëm
Ekonomitë që kanë pasur rritje të qëndrueshme kanë pasur gjithmonë një sektor prodhues të zhvilluar: industri e lehtë, përpunim ushqimor, mekanikë, tekstile, teknologji. Këto sektorë krijojnë punësim real, gjenerojnë vlerë të shtuar në zinxhirin ekonomik, reduktojnë varësinë nga importet dhe stimulojnë rritjen e produktivitetit. Shqipëria ka një potencial të papërdorur për prodhim bujqësor dhe agropërpunim, për përpunimin e bimëve mjekësore, për industrinë tekstile dhe për shfrytëzimin racional të mineraleve. Këto nuk kërkojnë investime kolosale, por një strategji të qartë, mbështetje financiare, dhe klimë të favorshme për biznesin prodhues. - Mungesa e strategjisë industriale dhe efektet e saj
Moszhvillimi i sektorit prodhues ka sjellë pasoja serioze: papunësi strukturore, varësi të lartë nga importet,