Home KRYESORE Merkel: S’ka negociata, për Shqipërinë veç Francës edhe dy vende kundër

Merkel: S’ka negociata, për Shqipërinë veç Francës edhe dy vende kundër

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se për të hapur negociatat me Shqipërinë, veç Francës edhe dy vende të tjera kanë dalë kundër: Holanda dhe Danimarka. Ajo tha se i vjen keq për vendimin negativ për të dyja vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje.
Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit viti do t’i rikthehemi kësaj çështjeje”, tha kancelaria gjermane.

“Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përparimet që kanë bërë. Duhet ta pranojmë që për Shqipërinë edhe dy vende të tjera kanë dalë kundër”, theksoi më tej Merkel.

Ndërkohë sipas “politico.eu”, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk pritet që të njoftojë se do të ketë një takim të dytë në dhjetor, ku liderët do t’i rikthehen çështjes së zgjerimit. Edhe pasuesi i tij në këtë detyrë, Charles Michel, citohet të ketë thënë se “është i gatshëm të merret me këtë çështje”, në dhjetor, sipas një burimi diplomatik./ Opinion.al

Share: