Home KRYESORE Sizmologu: Janë 650 lëkundje, si shpjegohet ngritja e Tokës me 10 cm

Sizmologu: Janë 650 lëkundje, si shpjegohet ngritja e Tokës me 10 cm

Sizmologu Llambro Duni edhe njëherë bën thirrje që njerëzit të ruajnë qetësinë, pas lëkundjes së pasdites së kësaj të mërkurë.  Në emisionin Opinion, ai tha se tërmeti ishte me magnitudë 5.3 dhe sipas tij që nga goditja e fortë janë regjistruar 650 lëkundje, nga të cilët vetëm 8 janë me intensitet mbi 4.5.

Tërmeti i sotëm ishte një tërmet i fortë, është pak i postuar më në veri, është në det. Frika është e dukshme, është logjika e kësaj ngjarje. Tërmetet e kësaj natyre janë gjithmonë të frikshëm”, tha sizmologu.

I pyetur mbi ato që deklarojnë ekspertët e huaj, nga pamjet satelitore, se Toka në Hamallaj ëshët ngritur me 10 cm pas tërmetit të së martës, sizmologu Llambro Duni tha: “Kjo varet nga tipi i lëvizjes së pllakave tektonike. Është një shtyrje “mbihipje” dhe ka krijuar këtë ngritje të Tokës. Deri sa të shuhen lëkundjet do të kërkojë muaj. Nuk është thënë që Toka të rikthehet në nivelin e saj

Këshilla e tij për qytetarët ishte: “Duhet qetësi, këto lëkundje do të vazhdojnë. Pasgoditjet do të vazhdojnë kështu që ne duhet të mësohemi me lëkundjet sizmike. Njerëzit duhet të dëgjojnë ekspertët për banesat e tyre. Nuk duhet të shkojnë në banesa që një lëkundje e vogël mund të të rrezikojë. Njerëzit nuk duhet të lejohen të futen në banesa që janë dëmtuar”. / Opinion.al

Share: