Home KRYESORE RENEA arreston të dënuarin me 35 vite burg për vrasjen e kushëririt

RENEA arreston të dënuarin me 35 vite burg për vrasjen e kushëririt

Një operacion i forcave speciale RENEA ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm, Enrik Llukën i shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje dhe ishte dënuar me 35 vjet burg në mungesë.

Mëngjesin e sotëm, forcat RENEA rrethuan shtëpinë e tij në afërsi të Urës së Subashit në Gjirokastër dhe më pas bën edhe arrestimin e tij. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur një pushkë snajper dhe disa municione.

Enrik Lluka është dënuar si autor i një krimi të ndodhur në mars të vitit 2016 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, të cilit ishin kushërinj të autorit.

Konflikti mes tyre kishte nisur në një lokal në Gjirkokastër. Dy vëllezërit kishin goditur fillimisht me grushte Enrik Llukën dhe më pas janë larguar me makinë por ky i fundit pasi ka marrë pistoletën shokut të tij Emiljano Vockës, i ka ndjekur dhe më pas ka qëlluar ndaj tyre duke lënë njërin të vdekur dhe tjetrin të plagosur rëndë.

Dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive pronësie dhe një borxhi prej 500 mijë lekësh. Mësohet se viktima dhe i vëllai janë nipa të gruas së ish-kryetarit të komunës Lazarat Dasho Aliko, ndërsa autori është djali i një punonjësi policie. /Opinion.al

Share: