Home KRYESORE Paketa “anti-shpifje”, Meta: S’kemi nevojë për rekorde të tjera negative

Paketa “anti-shpifje”, Meta: S’kemi nevojë për rekorde të tjera negative

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me paketën “anti-shpifje” të cilën Qeveria ka planifikuar që ta kaloj në Kuvend.

Kjo paketë është kundërshtuar nga gazetarët, opozita si dhe prej disa ndërkombëtarëve, të cilët kanë shprehur shqetësimin për lirinë e gjalës.

Presidenti ka shpërndarë në rrjetet sociale reagimi e Dunja Mijatović, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, e cila deklaron se project-ligji i mazhorancës nuk I përmbahet standardeve të lirisë së fjalës.

Reagimi

Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!

Share: