Home KRYESORE Lirimi i ish-kreut të bandës së Durrësit, paralajmërimi i Ramës: Ofensivë shembullore...

Lirimi i ish-kreut të bandës së Durrësit, paralajmërimi i Ramës: Ofensivë shembullore kundër gjyqtarëve e prokurorëve që bashkëpunojnë hapur me krimin

Pasi gjykata e Krujës vendosi që të lirojë ish-kreun e bandës së Durrësit Endrit Dokle, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, kreu i qeverisë tha se në ditët në vijim do të ndërmerret nisma e re për ti hapur një ofensive shembullore ndaj KÇK, duke përmendur kështu të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që sipas tij i përkasin këtij grupi.

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin.

Edhe njëherë duke e falënderuar për vizitën, për angazhimin e tij të dyfishtë, qoftë në funksion të rindërtimit, pas tragjedisë së 26 nëntorit. I shpreh mirëserardhje, faleminderit shumë!”, tha Rama./(BalkanWeb)

Share: