Home KRYESORE Agron Llaka i vlen publikut më shumë se një politikan.

Agron Llaka i vlen publikut më shumë se një politikan.

Nga Artur Roshi

Rrjetet sociale njoftojnë pushimin nga puna të humoristit të njohur Agron Llaka. Largimi i Agron Llakës nga puna për shkak të humorit të tij me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës,tregon guximin që të jep pushteti se mund të ndalosh edhe të qeshurën e njerëzve,tregon lidhjen e fuqishme të mediave Shqiptare me pushtetin dhe Jo publikun,tregon intolerancën e rilindur të paraardhësve të tyre politik,tregon se drejtimi i duhur i rilindjes është një shëmbëlltyrë e diktaturës. Kënga e Agronit nuk ka lidhje thjesht me kryetarin e Bashkisë por Ajo është simbolikë e gjithë Qeverisjes prandaj ka dhëmbur shumë dhe efekti ka përqafuar vulgaritetin e pushtetit,largimin nga puna të humoristit . Publikut i nevoitet më shumë një humorist që e largon nga problemet e ditës nëpërmjet humorit se një politikan që i shton problemet e ditës nëpërmjet vendimeve abstrakte të tij. A.Roshi

Share: