Home KRYESORE Manastirliu mbledh task-forcën për koronavirusin: Jemi më pak të rrezikuar

Manastirliu mbledh task-forcën për koronavirusin: Jemi më pak të rrezikuar

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka mbledhur paraditen e sotme task-forcën e ekspertëve për të përcaktuar masat ndaj koronavirusit të përhapur në Kinë.

Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se Shqipëria po merr masat paraprake për mbrojtjen dhe kontrollin ndaj këtij virusi. Po ashtu, Manastirliu ka theksuar se ka nisur puna informuese dhe trajnuese nga ISSHP në pikat kufitare.

Ministrja tha para gazetarëe që; “Ne kemi një survejancë shumë të mirë dhe sistemi i kapjes së hershme është mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standartizuar dhe një laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT.”

Ajo deklaroi gjithashtu se rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE

“Edhe Shqipëria po merr masat paraprake për mbrojtjen dhe kontrollin ndaj këtij virusi. Aktualisht ISSH ka përforcuar survejancën në bashkëpunim me spitalet e vendit. Sipas rekomandimeve Komiteti i Posaçëm në OBSH nuk ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare. Kjo situatë po menaxhohet. Masat janë në koordinim me OBSH. Edhe pse në lidhjen me interferencën dhe udhëtimet nuk parashikohen kufizime ne kemi rritur kontrollet në pikat kufiate aeroport. Duke mos pasur linjë ajrore direkte me Kinën kemi një rrisk më të ulët se vendet e tjera. Autoritete në Shqipëri janë në një rrjet me institucionet simotra. Masat që janë marrë deri tani nga strukturat e ministrisë së Shëndetësisë me të tjerat. Ka nisur puna informuese dhe trajnuese nga ISSHP në pikat kufitrare. Janë shtuar masat higjeno sanitare. Ne kemi një survejancë shumë të mirë dhe sistemi i kapjes së hershme është mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standartizuar dhe një laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT. Kemi stafe të trajnuara. Kemi kapacitete për trajtimin e elementëve në urgjencën e infektivit. Dua t’iu informoj që çdo hap që në bëjmë dhe çdo plan masash që marrim është në zbatim të rregullores për mbrojten e shëndetit. Janë duke u forcuar masat. Ky është një takim publik por puna jonë ka filluar më herët. Bazuar në informacionin e deritanishëm rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE. Shqipëria, ekspertët nga ISHP kanë qenë në një trajnim intensive për të përballuar sëmundjet infektive dhe ato na gjejnë të përgatitur”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë, deri më tani koronovirusi ka shkaktuar vdekjen e 80 personave në Kinë, ndërsa rreth 3000 janë të infektuar dhe po marrin trajtim mjekësor. / Opinion.al

Share: