Nga Shpetim Luku
Drejtuesit e 8 kompanive kosovare i drejtohet me nje leter kreut te Doganes se Kosoves, Agron Sadiku
Drejtuesit e 8 kompanive kosovare që merren me importin dhe tregtimin e produkteve shqiptare në territorin kosovar i kanë dërguar një letër proteste kreut të Doganës kosovare, Agron Sadiku. “A jeni drejtor dogane apo pronar i terminalit doganor të Prizrenit”- e pyesin nëpërmjet letrës së tyre Presidentët e kompanive.
Duket se kemi të bëjmë me reagimin e disa biznesmenëve të revoltuar, të mërzitur, të dëshpëruar e lodhur nga improvizimet pa fund që bën Dogana e Kosovës për produktet që vijnë nga Shqipëria. Duke krijuar kështu pengesa të panumurta, duke krijuar barriera, të cilat kanë efektin që e kthejnë distancën e afërt të tregut Kosovar nga avantazh në dizavantazh. Kjo, sepse ti detyrosh kompanitë që të dërgojnë cdo kamion të tyre në terminalin doganor privat të Prizrenit do të thotë që tiu rrisësh atyre jo vetëm kostot financiare por edhe ato kohore. Dhe pastaj ndodh që mallrat serbe e arrijnë tregun e Kosovës më shpejt se sa ata nga Shqipëria, pavarësisht se distanca e Beogradit nga Kosova është rreth 500 km, kurse ajo e Shqipërisë vetëm 200 km.
Sipas drejtuesve të kompanive Besimi Commerce, Korabi shpk, Capital Invest sh.p.k, Ronex NSHT, Dalmat NSHT, Jusuj Metal, Ndertimi dhe Ardi Com, situata është bërë aq e paqartë dhe konfuze sa protestave të herëpashershme të tyre drejtuesit e doganës iu përgjigjen cdo herë në mënyrë të ndryshme.
Të penalizuar në të drejtën e të bërit biznes drejtuesit e këtyre kompanive e quajnë jo vetëm të pakuptimtë, por një veprimtari me logjikën e zhvatjes së bizneseve mënyrën e të vepruarit të doganës.
Aq sa me të drejtë ata dyshojnë nëse drejtuesi actual i doganës është kreu i një institucion shtetëror apo punon për llogari të një terminali privat doganor./Buznesmenet.com