Një nga punonjësit e rafinerisë, naftëtari Artan Voshtina, ka ndërruar jetë, në Fier. Ai ka pësuar sulm në zemër, sapo është kthyer nga protesta për në shtëpi.
Ngushëllime familjes i ka shprehur edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili i fton naftëtarët e tjerë të vazhdojnë protestën për Artanin dhe familjen që ai la pas, pa harruar edhe djersën e tyre, 27 pagat e mbetura pas.
Postimi i Luan Baçit:
Sapo mesova, per nje lajme te trishte.
Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari
Artan Voshtina, banues ne Fier.
Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin
Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.
Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.
I perkushtuar per punen, shoqerine dhe familjen e tij.
Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te rishte.
Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes.
Ngushullime, edhe ju kolege, te punes, te Artanit protestues dhe greviste te urise.
Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij.
Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.