Home KRYESORE Jepet masa e sigurisë për Henri Çilin

Jepet masa e sigurisë për Henri Çilin

Gjykata ka dhënë masën dëtyrim paraqitje për Henri Çilin.

Çili u arrestua më 28 Shkurt për llogari të Prokurorisë së Gjirokastrës. Ai ishte një nga 30 personat e kapur nga operacioni “Mezhgorani”  dhe akuzohet për ndërhyrje tek funskionarët e drejtësisë.

Konkretisht, Çili akuzohet se ka ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit ndaj Arbion Alikos, personit që akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, 5 vite më parë, gjatë operacionit antikanabis në Lazarat.

Në dëshminë e tij ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se gjithcka është një manipulim të cilin ai do ta kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Mbi Çilin rëndojnë akuza për katër vepra penale “Mashtrim”, “Fshehje të ardhurash”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. /Opinion.al

Share: