Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.
Shumë nga mjekët dhe infermierët janë vendosur në provincën e Brescias.
Një video ka mbërritur në redaksinë e Top Channel ku tregohet një pacient i cili është nën kujdesin e mjekëve shqiptarë, Suela Horllani dhe Eduardit.
“Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për punën dhe ndihmën e dhënë”- thotë italiani duke u përlotur. Ju ftojmë të ndiqni videon:
Top Channel