Home KRYESORE Londër/ Vaksina kundër koronavirusit, mbi 1 mijë persona në prova klinike

Londër/ Vaksina kundër koronavirusit, mbi 1 mijë persona në prova klinike

Detina Zalli, pedagoge në Oxford,  ka rrëfyer në emisionin “Opinion” të dhënat më të fundit në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit.

Zalli u shpreh se ekipi i Oxford-it ka përfshirë 1 mijë e 111 persona në projektin e vaksinës, të cilët mbahen nën vëzhgim për të identifikuar efektet anësore të medikamenit të përdor tek persona.

“Kolegët e Oxford kanë nisur fazën e parë klinike ku janë përfshirë 1 mijë e 111 persona prej të cilëve gjysmën kanë marrë vaksinën dhe gjysma ka marrë një vaksin që shërben si kontroll. Ka tre qëllimi vaksina, e para të testosh sigurinë e vaksinës dhe kjo po rezulton shumë mirë bazur në faktin se 320 persona të vaksinuar e kanë toleruar mirë,  do të thotë efekte të pakta anësore. E dyta, të testojmë se personat e infektuar prodhojnë anti-trupa kundër COVID-19. E treta, është që të dimë cila dozë e vaksinës është më e mirë për tu përdorur tek njerëzit, një nga grupet që po testohet do të marrë dy doza, e para është me përqendrim më të lartë dhe e dyta me përqendrim më të vogël. Do testojmë që marrja e dy dozave me përqendrime të ndryshme është me efikase se sa marrja e vetëm një doze. Muajin e ardhshëm do të fillojë faza e kombinuar ku do të përfshihen 5 mijë persona të tjerë. Sipas provave klinike studimi duhet të mbarojë në maj të vitit  2021, por nëse vaksina zhvillon dhe shikojmë që personat infektohen dhe krijojnë anti-trupa, ekipti i Oxfordit mund të kërkojë leje për një situatë urgjente ku të kërkojë që provat klinike të përfundojnë më herët se normalisht. Për të vlerësuar nëse vaksina të mbron, duhet të krahasohet numri i infeksionit tek grupi i kontrollit me numri i infeksioneve tek grupi i vaksinuar. Nëse transmetimi i virusit mbetet i lartë ne mund të marrim të dhëna brenda 2 muajve, nëse zgjat për 6 muaj atëherë niveli i transmetimit të virusit është më i ulët”,-tha Zalli./ Opinion.al

Share: