Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Nga Basir Çollaku/ Ambasadore Kim! Tradhëtarët e Reformës takohen me ju çdo...

Nga Basir Çollaku/ Ambasadore Kim! Tradhëtarët e Reformës takohen me ju çdo ditë

Nga Basir Çollaku

Ambasadore Kim!

Dua ta nis me rrëfimin bindje se ne qytetarët e këtij vendi jemi fajtorët kryesore për gjendjen e ndodhur, me drejtësinë, ligjin, zgjedhjet, trafiqet, krimin, MAFIA-n, ekonominë, eksodin. Për të vijuar me përkulësinë e paprecedentë ndaj ambasadorëve, diplomatëve, ndërkombëtarëve, të cilët seriozë në vite të shkuara, janë kthyer sot në shumicë matrapazë mbushësh xhepash në Shqipëri. Si për ti vënë kapakun thënies biblike të wallstreet: është ekonomia(paraja) o budalla dhe nuk ka drekë falas.

Po, ne qytetarët shqiptarë, i njohim dështuesit e reformës në drejtësi dhe të çdo reforme tjetër në këto 30 vite, të përfunduar në koshin e plehrave, ndërsa përfitimi i dështimit, ka përfunduar në xhepat e politikës dhe pushtetit.

Pak ditë më parë Ambasadorja Amerikane tha se ka të dhëna, duke mos besuar në thashetheme, se ka marrëveshje për të dështuar pas krahësh reformën në drejtësi. Pa emra. Por dihet kush janë emrat. Nisin me Ramën, përfundojnë sërish aty Edi Ramën. Nëse Meta, Basha, Kryemadhi, Berisha, kryepartiakë të tjerë, janë në tavë, ok le ti themi.

Angazhimi i saj ditët e fundit ka qenë intensiv publikisht. Të martën ajo ka rikhyer qëndrimet ndaj reformës në drejtësi duke theksuar ndër të tjera se “E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”

Këtu ka një të pavërtetë të cilën kryediplomatja e di sigurisht. Qytetarët dhe politikanët, partitë, pushtetarët, parlamentarët, nuk kanë ndërmend të njëjtën reformw. Të parët duan një ndryshim ku drejtësia të barazojë përballjen me ligjin, ndërsa të dytët, një system, ku ata të urdhërojnë ndëshkimet.

Nuk është synim mesazhi publikuar nga Presidenti ku këshilltarët e Ambasadës amerikane dhe BE ishin dakort të pranonin porositë e Ramës dhe pranonin votimin antiligjorë të një gjykatësi të betuar në bregun e Lanës. E më pas do prisnin si të thoshte Rama për emrat e tjerë. Kjo është turp jo ligj.

Do të ishte me vend, nëse zonja Kim do të kërkonte zhbërjen e këtij eksperimenti me drejtësinë. Eksperimnet i zhvilluar vetëm në Shqipëri, pa një model krahasues në planet. Në aq vite qëndrimi ambasadori paraardhës Donald Lu, foli aq shumë për peshq të mëdhenj të politikës e pushtetit, të cilët do të përfundonin në qeli, sa kur iku më shumë dukej si peshkatar i suksesshëm deti, se sa si diplomat.

Edi Rama është bërë shefi gjithçkaje në Shqipëri, duke rrënuar çdo institucion, e kontrolluar në detaje gjykatat, prokurorinë, parlamentin, ekzekutivin, mediat, shoqërinë të quajtur demek civile. Të gjitha. Shikoni ambasadorët qarkullues të ikur dhe aktualë, kontributin dhe flirtimet e tyre. Romana Vlahutin dhe Bernd Boschard zërë se kanë qenë dhe janë kryetarë seksionesh të Partisë së Edi Ramës. E para është në hetim nga BE për një aferë korruptive në Shqipëri, i dyti ka pasur histori me mjaft siklet rozë dhe të kuqe me pushtetin e konsumuar prej tij.

Pasardhësi Luigi Soreca, një tjetër i përkulur para Ramës, me militant se Taulant Balla, në mbështetje të Edi Rsamës. Kur të gjithë diplomatët u bënë prodhues sheqeri nëpër raportet e tyre, kancelaritë evropiane dhe Uashingtoni nxinin raportet, e Shqipërisë i shtoheshin kushtet duke mbërritur në 15 të tilla, si detyra integrimi. SPAK, KPK, KLGJ.

KLP, institucionet e reja, janë bërë thjesht streha të përdorjes, dhe shpërblime të njrëzve të drejtësië së vjetër, kohës së diktaturës. Emrat ju i dini. Lu i dinte. Mos lëmë pa thënë se mandati i drogës u fiku zërin gjithë ambasadorëve në Tiranë. Kjo është dorë e Edi Ramës. Ai paguan. Ai arrin të blejë me pushtet, para këdo. Kjo ka ndodhur. Ndoshta dhe segmente opozitare. Nuk vë dorë në zjarr. Sepse duhet saktësuar njohja e të gjithë tradhëtarëve të reformës
Pyesim pak vetveten

U dënua Gjushi, shpallur nion grata nga USA si i përfhsirë në afera të mëdha korruptive, shoqëruar kjo me pjesën e tij te dosja e njohur 339, trafik droge dhe zgjedhje?
Po baca Sejdini i bashkisë së Elbasanit, me rrethin familjar të implikuar në vepra të rënda penale?

Po ministri me shumë sukses i kabnabizimit të vendit Sajmir Tahiri, për të cilin Lu kërkonte hetim të thelluar dhe ndëshkim ligjor?

Po pasardhësi i tij Fatmir Xhafa u hetuar për pasuritë, vajti tek ai OFL, meqë i vëllai është dënuar për tradfik heroine, apo ai është një ndër kontrollorët e vettingut?

Po ministrat Beqja, Gjiknuri, Ahmetaj, me ministra e deputetë të tjerë, në dosjen 184 të cilën SPAK ska këllqe ta hetojë, Po Taulanti për dosjen e Toyota Yaris?

Po gjashtë kryebashkiakët e zgjedhur nga Edi Rama, të cilët janë me vendime penale për trafiqe drogë, krim të organizuar, përdhunime e vrasje, përse ende janë në detyrë dhe a nuk është Edi Rama mbrojtësi i tyre?

Për të mos harruar, po ONM nuk ndriti asgjë përveç rrogës marramendëse që merrr në një vend të mjerë, pasi ka heshtur në shumë raste skandaloze vetting dhe ka zhurmuar ne raste qesharake?

Duket se Shqipëria është një Pazar i madh ku vendas e të huaj janë aksionerë dhe riformatojnë pagat. Ky është halli i reformës.
Ja shikoni Knutin e raporterin e pavarur që u thye nga dashuria si Këshilltar i ministrit të sigurimit të shtetit?

Mos harrojmë xhaxha Sorosin donatorin e reformës katër vite me herët mikun e baba Surrelit..

Reformë në drejtësi me Ramën dhe ata që janë në borderonë e Ramës, politikanë e shtetarë vendas, diplomat e ambasadorë të huaj, nuk ka për të pasur kurrë sukses në Shqipëri.

Sespe duhet të nisë me ata..

Ata që mbështesin Edi Ramën, pavarësisht statusit apo përfaqësimit, pasi kanë mësuar për paligjshmëritë e tij ekstreme, janë ose të inkriminuar, ose të korruptuar, por aspak dashamirës të drejtësisë.

Ju ambasadore e dini shumë më mirë se askush këtë..

Ka plot të tjerë…

Share: