Nga Sonila Meco
Më në fund…
Se po vrisja mendjen pse u prodhua një ngjarje me reagim viral, çfarë po fshihej e sfumohej me ngjalljen e indinjatës ndaj kryepolicit?
Ja pra…
Farreng, eurodeputete franceze, së bashku me 19 kolegë të saj i kërkojnë BE-së dhe Komisionit Europian të reagojnë mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, duke dënuar fort e rëndë shkatërrimin e një pasurie kulturore europiane.
Në letrën e tyre, ndër të tjera thuhet se:
“Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e vecantë të pandëmisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për mbrojtjen e tij. Disa prej tyre u arrestuan.
Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për restaurim, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai qe shndërruar në vitet e fundit të historisë së vendit në një parajsë të lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.
Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkua nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes.
Vlerat evropiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjithë kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Ne, si Anëtarë të Parlamentin Evropian, iu kërkojmë të shprehni një pozicion të qartë të Bashkimit Evropian mbi këtë cështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë.”