Home KRYESORE Urdhrat kontradiktorë! Rama dha dritë jeshile për nesër, policia e mohon: E...

Urdhrat kontradiktorë! Rama dha dritë jeshile për nesër, policia e mohon: E diela pa makina! Qytetarët konfuzë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se nesër makinat do të lejohen që të qarkullojnë, por nuk lejohet vetëm lëvizja nga zona e kuqe te e gjelbra dhe e kundërta. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nuk ka kufizim lëvizja e mjeteve. Por policia e shtetit nuk mendon kështu.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
TIRANE-E ndërsa po i afrohemi rikthimit total në normalitet institucionet vijojnë që të mos merren vesh me njëri tjetrin, ndërsa ata që vuajnë pasojat e urdhrave kontradiktorë janë qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se sot dhe nesër makinat do të lejohen që të qarkullojnë, por nuk lejohet vetëm lëvizja nga zona e kuqe te e gjelbra dhe e kundërta. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nuk ka kufizim për lëvizjen e makinave me përjashtim të daljes nga zona e kuqe dhe që të futen nga e gjelbra.

Share: