Home KRYESORE TE FALA NGA VLORA

TE FALA NGA VLORA

Nga Arben Abazaj

“Dushk per gongla” se fundmi kjo historia qesharake me ta hodha po na shkruhet ne Vlore! Pa pritur e pa kujtuar, pa asnje lloj informimi apo konsultimi me qytetaret kryebashkiaku doli e na tha se rruga “Kosova” do na mbillet me rrepe! Per ju qe nuk e dini rruga “Kosova” eshte ne zemer te Skeles, gjendjes se degraduar te asaj rruge, po t’i shtosh edhe dekorimin me rrepe, atehere mire se erdhe ne cilin do fshat te Shqiperise, por Vlore mos kerko me kot! Vlora ka mbetur nje enderr e tretur ne makuterine, babezine dhe idiotllekun e atyre qe moren persiper ta qeverisin! A nuk te le pershtypjen e nje abuzimi edhe ky lloj investimi?! Cilit mik te Kryetarit i kane mbetur rrepet pa shitur? Kjo ne fakt nuk eshte gje e vogel, … Kur Vlora eshte nje qytet mesdhetar, e te jep te gjitha mundesite te mbjellesh peme dekorative, qe nga bliri, ulliri, pisha, portokallja, limoni, nerrenxa, e shume te tjera vertet dekorative, vete gjen rrapin …kjo eshte vertet te kesh ne bashki nje idiot qe as e ka idene ku po jeton!

Share: