Home KRYESORE Koronavirusi në Shqipëri/ 3 viktima në 24 orë, rekord rastesh të reja

Koronavirusi në Shqipëri/ 3 viktima në 24 orë, rekord rastesh të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 90 raste të reja.

Ndërkohë, një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)

Testime totale                         28033

Raste pozitive                          2752

Raste të shëruara                      1592

Raste Aktive                             1088

Humbje jete                              72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   409

Durrës 209

Shkodër  158

Vlorë     117

Fier           46

Lezhë    57

Korçë    32

Kukës    21

Elbasan            13

Gjirokastër 10

Berat      8

Dibër     8

Share: