Home KRYESORE Ti shpëtojmë fëmijët tanë prej nesh!

Ti shpëtojmë fëmijët tanë prej nesh!

Nga Mentor Kikia

Në ekskursionin e radhës me fëmijët ishim në Ulzë. Përveç të tjerash, vizituam edhe kishën e fshatit. Jo për të predikuar, por thjeshtë për ta vizituar si objekt kulti.

Folëm aty për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, tolerancën mes besimeve. Folëm për rëndësinë e paqes dhe harmonisë mes njerëzve, pavarësisht rracës, besimit, gjuhës dhe ngjyrës së lëkurës. Thamë se njeriu nuk duhet të vlerësohet nëse është i bukur apo i shëmtuar, mysliman apo i krishterë, i bardhë apo i zi. Njeriu duhet të vlerësohet nga aftësia që ka, zgjuarsia, talenti dhe karakteri.

Folëm për luftrat që lindin mes popujve për shkak të fesë…

E ku më mirë se në një objekt kulti mund të flitet të çështje të tilla….

Por fëmijët më suprizuan. Ata më të mëdhenjtë ishin të informuar për vrasjen e George Flyod në SHBA dhe protestat që shpërthyen kundër rracizimit. Dinin edhe për historinë e skllavërisë. Por supriza më e madhe dhe leksioni më i madh ishte për “dhunën tjetër” në Shqipëri.

“Po, është e vërtetë që ne jemi popull tolerant sa i takon besimit fetar, por ne sot në shkollë përballemi me një lloj dhune tjetër.

Dhuna e pabarazizë ekonomike. Dhunë e të pasurit ndaj të varfërit. Nuk mjafton të të rrahin të quhet dhunë, dhunë quhet kur fëmijët e njerëzve me pushtet dhe njerëzve të pasur shkojnë në shkollë me makina të shtrenjta e duhet patjetër të demonstrojnë se janë mbi të tjerët….

Fëmijët folën për modelin e keq të rinisë që përhapin muzika dhe media, vidoeklipet më makina të shtrenjta, vajza të zhveshura, para dhe drogë, janë dhunë. Sepse ata na shtrembërojnë imazhin për realitetin, për jetën, për mënyrën se si duhet të ecim përpara”

Mbeta i shastisur vertët. Fëmijët janë koshinetë për gjithë gjirizin që kemi ngritur në te rriturit. Ata duhen shpëtuar nga ky realitet, dhe detyra e parë është e shkollës dhe familjes.

Ata nuk janë si ne, janë më mëndjehapur, ndaj duhen rritur si të tillë, që koha e tyre të mos jetë si e jona.

Ne në “Qendran e Librit për Fëmijë” dhe qendrën “Në shtëpinë tënde” jemi duke e bërë tonën.

Share: