Home KRYESORE Gazetari i njohur: Ja e verteta e kumarit të qeverisë Rama

Gazetari i njohur: Ja e verteta e kumarit të qeverisë Rama

Nga Klodian Tomorri

Kazinote nuk po hapen tani. Kazinote nuk u mbyllen asnjehere. Sepse po te ishin mbyllur, atehere kazinoja e Taiwanit nuk kishte per te qene e hapur. Dhe po keshtu, Plaza nuk kishte se si te merrte licencen, qe mori para disa muajsh.

Ato qe u mbyllen me ligj, ishin bastet sportive dhe kazinote elektronike. Ligji ka dy perkufizime te ndryshme mes kazinose dhe kazinose elektronike. E thene trashe, e para ka dhe lojera jo elektronike si ruleta apo black jack-u, e dyta ka vetem lojera elektronike me makineta.

Cfare ka bere qeveria me vendimin e ri? E para ka percaktuar zonen ku mund te ndertohen kazino ne Tirane duke e ngushtuar rreth qendres. E dyta, i ka dhene mundesine Taiwanit qe te rinovoje licencen automatikisht pa gare per 10 vjet te tjera.

A eshte kjo nje gje e keqe? Normalisht kur nuk ka gare, ka gjithmone korrupsion. Por ne rastin konkret duhet permendur edhe nje detaj shume i rendesishem. Taiwani nese do ta rinovoje licencen duhet te paguaje 10 milione dollare. Ish Apexi e mori licencen tek Plaza me 70 milionr leke ose 700 mije dollare per 10 vjet. Pra 15 here me pak.

Ky eshte pislliku i madh i ligjit per kumarin. Me preteksin e nxitjes se turizmit, ligji i jep te drejten cdo hoteli me 5 yje qe te hape kazino duke e paguar licencen 10 vjecare vetem 70 milione leke ose 700 mije dollare. Nderkohe qe kazinote jashte hoteleve me 5 yje, paguajne 10 milione dollare. Ky eshte ligj i piste.

Si mund te jepet nje licence 10 vjecare kazinoje per vetem 70 milione leke ose 700 mije dollare? Pra vetem 70 mije dollare ne vit per te patur kazino. Eshte uleritese. Pastaj, menyra se si merren pese yjet ne Shqiperi eshte nje zgaver tjeter korrupsioni.

Debati se pse u japen kazinote eshte i kote. Debati i vertete duhet te jete ky. Pse hotelet duhet ta marrin licencen e kazinose vetem me 700 mije dollare. Cfare incentive eshte kjo? Si nxitet turizmi keshtu? Me tej akoma, si rriten investimet ne ekonomi? Ja pyesni, cfare investimesh shtese beri Plaza qe mori 5 yjet. Ndaj eshte ligj i piste.

Share: