Të dashur miq,
Privilegj konsiderimi nga USA-AC dhe pjesëmarrja dje, dt. 15 Shtator 2020 në bashkëbisedimin online me Seketarin e Shtetit Z. POMPEO, me temë: “si po përballet Europa me sfidat e Kinës”!
Së pari, pasi paraqiti para një audjence të gjere një përmbledhje mbi kërcënimet globale, Sekretari POMPEO, u fokusua në vlerësimet e SHBA rreth ambicieve, insiativave dhe projekteve të Kinës, me qëllim zgjerimin e peshës gjeopolitike në Evropë, Ballkanin perëndimor, Mesdhe, etj.
Më konkretisht, shprehu qëndrimet mbi: “disa inisiativa, financimin e 10-ra projekteve madhore të teknologjisë (G5), infrastrukturës (One Belt One Road ); blerien e borxheve kombëtare; porteve (p.sh i Pireut), aeroporteve, programe të mbështetjes së biznesit, etj., të cilat sigurisht kanë influenca kritike mbi sigurinë, kohezionin dhe solidaritetin e marrëdhëniet transatlantike”.
Së dyti, në kapacitetin e ekspertit të sigurisë dhe eksperiencën në NATO, shpreha: “mirënjohjen për mbështetjen konstante që SHBA i ka dhënë ballkanit perëndimor, posacërisht kombit tonë, ndaj përpjekjeve të Kinës dhe Rusisë si dhe vlerësimin mbi peshën gjeopolitike të SHBA, si: “jetike për NATO-n, për stabilitetin e rajonit të Ballkanit perëndimor, Mesdheun, etj.”!
Në shtesë, për të balancuar përqasjen pragmatike të Kinës në rajon, J’u luta Z. Pompeo të ndante vëmendjen e Tij (DASH): “nëse SHBA mundet të ri-aktivizojë projektin e Korridorit VIII (Bullgari-Maqedoni-Shqipëri) e ndërlidhur edhe me autostradën e paqes Beograd-Prishtinë, si pjesë e paketës së miratuar së fundmi nga autoritetet e dy vendeve në dhomën ovale, nën përkujdesjen dhe mbështetjen e Presidentit Trump, si dhe ndërtimin e një porti rajonal në afërsi të Vlorës, që lidh Detin e Zi me Adriatikun (?) duke sjellë në kujtesë se ky projekt, është nënshkruar në vitin 1994, nga presidentet e vendeve respektive si dhe i mbështetur nga USA” ?
Së fundmi, por e para nga rëndësia, mbetem shpresëplotë që ndërtimi i korridorit VIII dhe Porti Rajonal Vlorë, mbeten 2 projekte me peshë gjeopolitike për rajonin, SHBA, për mirëqënien e qytetarëve të vendeve të ballkanit, përfshi interesa të medha ekonomike të vendit tonë.
E çmoj korrekte të ri-konfirmoj se sa ky angazhim, është në kapacitetin e ekspertit të sigurisë kombëtare, ekperiencës në NATO dhe Zëvëndës President i Këshillit të Atlantikut për RSH-në.
Ju faleminderit”
Gjeneral * Ahmetaj,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD !