Sektori i sigurisë ka zhvilluar ditën e sotme një test për sistemin e sigurisë në Aeoroportin e Rinasit duke evakuuar qytetarët dhe punonjësit.
Abcnews.al u interesua pranë aviacionit civil, ku mësoi se nuk ka pasur asnjë alarm për bombë apo incident tjetër në ambientet e aeroportit dhe se e gjitha ka qenë në kuadër të stërvitjes.
Pas përfundimit të testit, puna në aeroport do të rifillojë normalisht./mv. abcnews.al
Aktualitet