Home KRYESORE Masat e reja/Qytetarët që do të lëvizin pas orës 22:00, leje tek...

Masat e reja/Qytetarët që do të lëvizin pas orës 22:00, leje tek e-albania

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 11 nëntor, hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të propozuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se do të hyjnë në fuqi urdhrat për ndalimin e aktiviteteve të bareve, restoranteve dhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00- 06:00, për një periudhë 3 javore si masa për frenimin e përhapjes së virusit SARSCOV2.

Përjashtim nga kufizimet bëjnë personat që do të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Këta qytetarë do të pajisen me leje në portalin “e-albania”.

“Nga nesër do të ketë kufizim të lëvizje nga ora 22:00-6:00 deri në datën 2 dhjetor. Përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Këta qyetatarë do të pajisjen me autorizim në e-albania. Duke nisur nga nesër do të ketë kufizim të bareve restoranteve fast food nga ora 22:00-6:00 përvec shërbimit delivery deri në datën 2 dhjetor. Gjithashtu një vendim tjetër që është marrë është administrata që do të punojë online sipas vlerësimit të sektorëve për punën online. Është e rëndësishme të theksojmë nevojën që ka në këto momente për të patur bashkëpunim me të gjithë qytetarët”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë./ Opinion.al

Share: