Nga Eva Idrizllari
Ekziston nje nenvizim i dukshem politik i lidereve “fake” (te rreme) ne “perrallen” absurde te kahershme te rrota-cioneve politike ne Shqiperi.
Per ta bere te kuptueshme modelin e nje lideri te rreme, po i referohem shembullit te pretenduesit per kryeminister (i vetequajtur lideri i Opozites Shqiptare) – kryetarit te Partise Demokratike.
Lulzim Basha eshte nje person qe ka marre nje pozicion drejtues politik me qellimin per te rritur vemendjen tek ky organizim, por qe e perqendron tek vetja dhe interesat e tij te ngushta. Lideri i rreme eshte jo autentik dhe i paafte te bashkoje ndjekesit e ideologjise qe perfaqeson, per te punuar si nje ekip i bashkuar dhe nje organizate solide ne rritjen e besimit te saj elektoral (jashte klaneve dhe konflikteve te tij te interesit).
Lideri i rreme, i vete-zmadhuar ne pozicionin e “kryetarstrucit”, e ngaterron vizionin e shpreses me deklarata mendimesh pa permbajtje dhe premtime “tullumbace”, qe kur plasin nxjerrin vetem boshllek. Lideri i rreme e motivon audiencen me kafshime “te majme” kundershtaresh (qe jane mjete politike “fake” (te rreme), pasi nuk kane te bejne ne thelb me interesat e qytetareve, por te interesit te ngushte te tij).
Lideri i rreme propagandon akte vendimarrjeje ndaj abuzuesve te shtetit qe nuk ndodhin kurre. Ai eshte lider i rreme me qellimin e vetem per te prodhuar vetem retorika fallco, per ta mbajtur te paqarte te ardhmen e shqiptareve, dhe per te mbrojtur veten nga shkeljet e tij. Lideri i rreme nuk di te mbaje nje kurs te qendrueshem per ta bere te besueshem rolin e tij te drejtimit.
Atij i pelqen te krijoje “kaos” ne qartesine e udheheqjes se tij duke mos permbushur gjerat qe priteshin te ndodhnin ose qe duhet te ndodhnin. Nje lider i rreme, edhe kur deshton ne rolin e tij, paaftesine e tij ua ngarkon te tjereve duke sjelle rremuje dhe perçarje ne organizimin e partise qe drejton. Nje lider i rreme i shperqendron gabimet e tij nga e verteta, duke mbuluar narcizmin e tij me largimin e njerezve politike qe ia kompleksojne rolin fallco.
Lideri i rreme ngulitet vetem tek “fshikezat” e mashtrimeve te tij populiste per te anashkaluar deshtimet e tij. Nje lider i rreme nuk largohet nga pozicioni i tij i rreme edhe kur humbet realisht.
Do vazhdoja te shkruaja akoma, por me mire po e le me kaq.