Home KRYESORE Pranvera e vitit ’81, moment kthesë në historinë e shqiptarëve!

Pranvera e vitit ’81, moment kthesë në historinë e shqiptarëve!

Nga Nexhat Hasani

Me Kushtetutën e vitit 1974, nuk u arrit të zbuten ndasitë dhe kundërshtit në mes të republikave dhe popujve që jetonin në federatën jugosllave, edhe pse me këtë u sollën ndryshime të mëdha në strukturën organizative. Këto ndasi ishin munduar t’i mbulonin herë pas here në emër të vëllazërim-bashkimit. Por, këto kundërthënje morën dimensione të mëdha me demostratat e pranverës 1981. Në këtë kohë, në arenën ndërkombëtare filloi të fryjë era e ndryshimeve të mëdha, e cila rezultoi me rrëzimin e shumë regjimeve totalitare komuniste. Kjo frymë dhe kjo gjendje socio-politike u reflektua edhe në hapësirat e ish-Federatës jugosllave.

“….Një revolt e studentëve të Universitetit të Prishtinës në një ditë marsi për pak dit u shëndrrua në një lëvizje shumë të gjërë dhe pranvera e atij viti ishte periudhë demostratash të mëdha në të cilat u kërkua që Kosova të kishte statusin e Republikes”. Kështu do shprehet njëri ndër protagonistët e organizimit dhe pjesëmarrës në demostratat e vitit 1981, Hydajet Hyseni.
Më 11 dhe 26 mars të vitit 1981 do nisin demostratat e studentëve në Univesitetin e Prishtines. Shperthimi i kësaj gjendjeje ishte një tregues i qartë se këtu kishim të bënim me një revoltë të akumulaur ndër breza të tërë. Brezi i studentëve të asaj kohe u vrane, u burgosen i dolen përballe tërë makinerisë jugosllave vetëm e vetëm për t’a mbrojtur një ideal në të cilin besonin ata. Rezistenca e popullit shqiptar dhe rrjedha e ngjarjeve u parapriu të gjitha problemeve të pazgjidhura etnike që egzistonin në Jugosllavinë e Titos. Probleme këto, që më vone do njoftohet bota në vitet e ardhshme.
Ukshin_Hoti etnikeRinia shqiptare në ish-Jugosllavi zbuloi jo vetëm gjendjen kritike të popullit të vet, por edhe konfliktin që ekzistonte ndërmjet kombësive në Ballkan, e që ishte i mbuluar në menyrë perfide. Në vazhdimësi, studentët dhe populli shqiptar i Kosovës, në forma të ndryshme nëpër dekada shprehën e manifestuan pakënaqësinë e tyre. Dhe, mbeti i vetmi popullë që më së shumti u ballafaqua me kërkesën legjitime për liri dhe pavarësi, si një çështje e drejtë humane, e krijuar në ciklin kohore të padrejtësive historike. Ata do të kërkonin vetëm atë që iu takonte – të drejtën e tyre, kërkonin që kjo pjesë e robëruar të fitonte lirinë e merituar. Kjo kërkesë shteteve të botës do u trokas në ndërgjegje si një vonesë historike. Vetëm pesë ditë pas, më 1 e më 2 prill, me kërkesat e demonstruesve u solidarizua i gjithë populli. Sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe, gjatë këtyre demonstratave pati 13 të vrarë dhe disa dhjetra të plagosur, ndërsa forcat e policisë serbe patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.
Bashke me lëvizjen Solidarnosti të Polonisë, pranvera 81 e shqiptarëve të Kosovës është njëra ndër levizjet më të fuqishme të evropes lindore që më von u përfshij në proceset demokratizuese. Pra, lëvizja Solidarnosti dhe pranvera e vitet 1981 janë shkendijat e para të këtyre proceseve demokratizuese, por natyrisht secila duke e pasur vulen e vet. Përderisa, në Poloni dhe në vendet tjera kryesisht çeshtja ishte e sistemit të totalitarizmit, në Kosovë përvec kësaj ishte edhe problemi i pazgjidhur kombëtar. Pranvera e vitit 81, për shqiptarët përbën një kthesë të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe është vazhdimësi e drejtpërdrejt e përpjekjeve të mëhershme e cila është kthyer më pastaj edhe si bazament i fortë edhe i përpjkjeve të mëvonshme që kulmuan me luftën çlirimtare dhe çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore.
Shteti jugosllav, mbi demostruesit dhe popullin shqiuptar menjëher do i filloj masat represive, duke i ndjekur, burgosur dhe duke u sillur me ta në mënyrë më brutale. Prej masave më të shpejta ishte vlersimi i demostratave si; kundërrrevulucionare, nacionaliste, irrdentiste dhe antijugosllave. Ku mbi këtë bazë shteti jugosllav gjendjen e paraqiste si diqka që është inportuar nga jasht dhe se problemi i tërë kesaj nuk ka burim nga brenda.
nexhat hasaniDhe, pas cilsimit të demostratave si kundërrevulucionare shteti jugosllav në të gjitha nivelet federative, nga ai republikan dhe krahinorë, me qëllim të ‘stabilizimit’ të
gjendjes në Kosovë do nxjerr një dokument me titull “Platforma politike për aksionin e Lidhjes së Komunisteve të Jugosllavisë në zhvillimin e vetëqverisjes socialiste, të vëllazërim-bashkimit dhe të bashkëjetesës në Kosovë” apo edhe ndryshe që njihet edhe me emrin “Platforma për Kosovën”. Ky dokument u miratua në Mbledhjen e XXII të Komitetit Qëndror të LKJ-së në Beograd, më 17 nëntor 1981, dhe mbi këtë dokument do të ndjeket një politikë antishqiptare në një plan afatgjatë….!

Pjesë e shkëputur nga tema e diplomes se autorit në nivelin master “Mendimi dhe Filozofia politike e prof.Ukshin Hoti-t”

 

Share: