Nga Ilir Kulla
Disa fjale per Josif Visarianovicin njeriun me te forte te shekullit te shkuar (Stalini). Se pari nuk ishte Rus por gjeorgjian per kete arsye ruset e urrenin edhe kur e kishin mbi krye. Ai studioi per prift ne nje seminar por pastaj e la duke kuptuar mesa duket se nuk ishte jete per te dhe pati te drejte.
Teksa lideri shpirteror i komunizmit Lenini jetonte ne Kapri dhe Ischia duke shkruar libra, Josif Visarianovici me grupin e tij grabisnin banka per te financuar qendrimin e Liderit ne Kapri dhe partine e tyre ne Ilegalitet. Sigurisht qe ka shume gjera qe nuk do ti gjeni ne wiki per Stalinin si kjo foto pershembull.
Ai ishte pragmatist dhe jo komunist. Atij i interesonte pushteti dhe jo ideologjia. Me vdekjen e Leninit ai i vrau dhe eleminoi te gjithe kundershtaret e tij brenda llojit. Ai u vu ne krye te ruseve duke perdorur dhunen. Nuk kurseu asnje nga popullsite e tjera te Bashkimit Sovjetik kur ata i ngriten koken.
Ai vrau, burgosi dhe internoi me shume se askush tjeter, duke e institucionalizuar terrorin ne nivelin me te larte shteteror. Ai zhduku ruset e bardhe, zhduku mensheviket, socialistet, trockistet (bashke me Trockin) deri ne me te fundit. Ai perdori sherbimin e tij sekret KGB si armen me te forte ne duart e tij. Zhduku nje klase shume te forte ushtarake ish cariste, dhe eleminoi fizikisht te gjithe trashgimtaret e familjes mbreterore ruse.
Ai beri marreveshje me Hitlerin ne fillim te luftes se dyte boterore per mossulmim dhe ndarje te Polonise. Masakroi me urdher te tij me dhjetra mijra ushtarake polake katolike ne masakren e Katynit. Ai ishte mizor deri ne ekstrem dhe terrorist deri ne dashuri. Por Josiv Visarianovici medioker sic ishte ishte dhe gjeni ne llojin e vet. Ai kuptoi se historine e bejne fituesit.
Ne kete pike ai fitoi betejen e te gjitha betejave Luften e dyte boterore. Per kete arsye ai do te mbahet mend si njeriu qe mposhti ushtrine me te madhe qe ka njohur bota dhe ne frontin me te gjere 10.500 km nga Deti i Veriut deri ne Kaukaz. Ai nxorri popullsine e stepave ruse nga prapambetja ne nje nga ekonomite bujqesore me te zhvilluara te botes ne kohen e tij.
Ai industrializoi shtetin qe themeloi dhe forcoi Bashkimin Sovjetik si askush tjeter ne bote ne kohen e tij. Ai e ktheu Bashkimin Sovjetik ne nje superfuqi boterore ne pak kohe dhe fuqi atomike. Ai pushtoi dhe drejtoi me grusht te hekurt gjysmen e Europes.
Ndoshta po te vazhdonte te jetonte pertej 1953 bota do te kishte marre drejtim ndryshe. Ai lindi me 18 dhjetor por per komunistet e gjithe botes Stalini ka lindur me 21 dhjetor, kjo eshte arsyeja pse sot e kesaj dite nje lagje ne Tirane quhet 21 dhjetori.