Nga Zenel Celiku
Më 14 Shkurt 2020, për të pestën herë Kosova do ti nënshtrohet zgjedhjeve parlamentare të parakohshme që nga shpallja e pavarësisë në 17 Shkurt 2008. Gjykoj se këto zgjedhje do të hapin një epokë të re për Kosovën e pavarur. Kosova ka 120 mandate (deputete) 20 prej të cilave janë të rezervuara për anëtarët e komuniteteve të pakicave. Zgjedhjet e Parakohshme në Kosovë mendoj se janë fundi i një epoke të dalë nga lufta. Këto janë zgjedhjet e pesta parlamentare të parakohshme në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në 17 Shkurt 2008.
Kuvendi i Kosovës ka 120 përfaqësues, me 20 mandate të rezervuara për ata të pakicave kombëtare. Këto zgjedhje edhën pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovë vendosi për Etem Arifin, si jokushtetuese votën e tij, sepse ai kishte qënë I dënuar me heqje lirie 15 muajsh për mashtrim. Në bazë të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Vjosa Osmani si Presidente në në detyre, shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 Shkurt 2021.
Ndërkohë Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve po heton që personat që janë dënuar në periudhën e tre viteve të fundit, nuk mund të garojnë në zgjedhjet e ardhshme për deputet. Ky vendim ka hapur një debat të hapur në Kosovë, sepse bëhet fjalë për liderin e LVV-Albin Kurti për të cilin ka dyshime se do të lejohet apo jo që të kandidoi, për shka se Ai ka qënë I dënuar nga Gjykata më parë.
Mendoj dhe gjykoj se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, janë një shans mjaft I mirë për një përballje me krimin dhe korrupsionin, si dhe për ti dhënë një përgjigje përfundimtare Gjykatës së Hagës, lidhur me akuzatqë nuk qëndrojnë lidhur me krimet në luftën për çlirimin e Kosovës, e më pas duke I hapur rrugë liberalizim të vizave dhe integrim të Kosovës në organizmat Euro-Atlantike.
Me keqardhje për sakrificat që kanë bërë udhëheqësit e UÇK, kjo është çështje e përfundimit të një epoke të udhëheqësve të luftës për një Kosovë të lirë, të cilët mendoj se akuzohen padrejtësisht për krime lufte. Ata vërtetë kanë sakrifikuar jetën e tyre për një Kosovë të lirë e demokratike, por ndërkombëtarët tashme mendojnë se ky është fundi I udhëtimit të tyre në politikë, sepse nga pavarësia e Kosovës, ka lulëzuar krimi dhe korrupsioni në vënd.
Lidhur me situatën politike në Kosovë, kamë parasysh mbledhjet e fundit të partive politike para fillimit të fushatës zgjedhore, ku duket se Kosova është bërë një zonë eksperimentale ku lufta për pushtet është e ashpër e duke mos u shqetësuar fare per krimin dhe korrupsionin në vënd. Në opinionin kosovar thuhet se ; “akoma pa u thare boja e akta-kuzave ndaj Presidentit Thaçi, Vjosa Osmani vrapin për të marrë zyrën presidenciale”. Kjo lëvizje e beftë, sigurisht që I shërben interësat e saja, por ky veprim I furishëm I Osmanit nuk është parë mirë një masë e madhe e opinionit.
Gjithsesi, Presidentja Osmani në detyrë, po përpiqet që të jetë aktive në rrolin e saj, por mendoj se në këtë fushatë parazgjedhore elektorale Znj.Osmani nuk lejohet të marrë pjesë, sepse Ajo është Presidente e cila duhet të jetë mbi palët e partive politike. Më tej, duke analizuar situatën politike në Kosovë, rezulton se vëndet e tjera në Ballkanin Përendimor janë më të qëndrueshme se Kosova e cila ka promovuar tre qeveri brënda një viti. Kjo ka reflektuar negativisht në aspektin ekonomik, në aspektin sociale dhe në aspektin psikologjik të qytetarëve kosovar, shumë prej të cilëve kanë humbur shpresën për një të nesërme më të mirë. Për këtë situatë aspak normale, përgjegjëse është klasa politike 20 vjeçare e cila ka gjeneruar ndër vite korrupsion dhe krim, ndërkohë që populli I Kosovës ka pritur presporitet dhe zhvillim pas pavarësisë së vëndit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të 14 Shkurtit 2021, kryesisht do të dominohen nga LDK e kryesuar nga Isa Mustafa, nga PDK e kryesuar nga Ushtruesi në Detyrës Enver Hoxhaj, nga LVV e kryesuar nga Albin Kurti dhe nga AAK e kryesuar nga Ramush Haradinaj. Në këto zgjedhje shikojmë një aktor të ri konkurues që ka dalë në politikën kosovare-Lista Qytetar e kryesuar nga Vjosa Osmani. Kurti dhe Osmani janë në aleancë parazgjedhore duke menduar se sëbashku mundet të bëhet forca më e madhe politike pas zgjedhjeve, sepse ato përfaqësojnë një politikë të re, e cila bashkon spektrin politik më të gjerë politik në Kosovë. Por aktorët politik duhet ta kenë mirë të qartë se ata do të vlerësohen nga votuesit, si dhe çfar qëndrimi kanë mbajtur ata kur kanë qënë në pushtet.
Konkretisht, me vendosjen e taksave 100% në importin e mallrave nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, Haradinaj ka shkelur Marrëveshjen Ndërkombëtare të Evropës Qendrore të Tregtisë së Lirë (CEFTA), kjo marëveshje është kundërshtuar fort nga BE dhe Uashingtoni. Me këtë qëndrim Haradinaj i ka shkaktuar dëme të kosniderueshme Kosovës në marrëdhënie me faktorin ndërkombëtar, kurse nga ana ekonomike Ai solli për Kosovën një dëm prej 588 MLN Euro. Më pas, të njëjtin qëndrim të gabuar ka mbajtur edhe Z. Kurti-Kryeminister, I cili taksën 100% duhet të hiqet menjëherë dhe pa kushte-sipas ndërkombëtarëve. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, edhe Znj. Vjosa Osmani si kryetare e Parlamentit të Kosovës e ka mbështetur Albin Kurtin në vendimin e tij lidhur për mos heqjen e taksës 100%.
Ishte qeveria e Z.Abdulla Hoti I cili nën sugjerimet e faktorit ndërkombëtarë, menjëherë hoqi taksën 100 %. Qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës në 20 vite, nuk sollën atë që populli I Kosovës kërkonte dhe atë që ata prisnin, presperitet, zhillimin e ekonomise, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, marëdhënie të qëndrueshme dhe të mirë me faktorin ndërkombëtarë nuk ishin në nivelin e duhur. Si rrjedhojë, për fatin e keq kështu erdhi përkeqësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Tashmë shikojmë një luftë të ashpër për pushtet, partite e lartpërmendura duke u përpjekur fort që të fitojnë shumicën në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021. Nën një aleancë të ngushtë, nga ana e tij Albin Kurti (nëse nuk ka pengesa ligjore) do të kandidoi sërisht për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani duke shpresuar se në aleancë të ngushtë me LVV do të fitojnë shumicën, e pastaj Ajo do të kandidoi për president të Kosovës. Por nga ana tjetër kemi edhe një faktor jo pak të rëndësishëm për postin e presidentit, ai është Ramush Haradinaj I cili ka nominuar vehten e tij për postin e Presidentit të Kosovës.
Gjithsesi, Qeveria e re e Kosovës që do t ëdalë nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, duhet të respektojë marrëveshjet e nënshkruara të si CEFTA, Marrëveshjen e Uashingtonit, dhe të tjera.
Le të mbetemi me shpresë dhe besimin se zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, do të jenë më të mira se ato të kaluara, duke prodhuar një parlament me vlera të larta, e pastaj një qeveri stabile me program dhe vision të qartë për të mirën e popullit I cili po kalon situate të vështira sociale dhe ekonomike.
Zenel Çeliku
TIR-FAX Neës Agency 20 Janar 2021