Home KRYESORE Bora portokalli pushton Europën, çuditen banorët

Bora portokalli pushton Europën, çuditen banorët

Fotografitë nga Europa, nga moti i ftohtë dhe reshjet masive, tronditën agjencitë e lajmeve. Në Europë është parë të bjerë borë portokalli. Ekspertët shpjeguan se ky fenomen i pazakontë i motit u shkaktua nga pluhuri që mbërriti në Evropë nga Shkretëtira e Saharasë, për shkak të erërave të forta.

Pluhuri i shkretëtirës jo vetëm që ngjyrosi borën në tokë, por edhe qiellin. Adhuruesit e skive në shumicën e vendpushimeve të skive në Europë shijuan këtë pamje interesante duke bërë ski nën qiellin portokalli.

Këto ditë, kur moti i ftohtë dhe me dëborë ka prekur shumë vende evropiane, përfshirë Spanjën, Andorrën, Francën dhe Alpet Zvicerane, vende në të cilat papritmas bora u bë portokalli.

Sipas shkencëtarëve, kjo situatë ndodh çdo vit, por rritja e dendësisë së pluhurit pas disa vitesh mund të bëjë që kjo situatë të përjetohet edhe më qartë./e.b-abcnews.al

Share: