Home KRYESORE Dha dorëheqjen, Isa Mustafa: Nuk e prisnim rezultatin, LDK do të kthehet

Dha dorëheqjen, Isa Mustafa: Nuk e prisnim rezultatin, LDK do të kthehet

Isa Mustafa, i cili ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, ka folur për mediat, teksa ka deklaruar se nuk e priste rezultatin e dobët në zgjedhje.

Mustafa shtoi gjithashtu se partia që dikur udhëhiqte, LDK-ja së shpejti do të ketë kryetarin e ri, dhe do të mobilizohet për t’u rikthyer fuqishëm.

Nërkaq, nisur nga rezultatet LDK është forca e tretë në Kosovë në këto zgjedhje, me një rënie të ndjeshme votash, ku nuk ka fituar në asnjë prej komunave.

“Vlerësoj se rezultati është shumë i keq për LDK-në. Rezultat që nuk e kemi pritur fare, edhe takimet që kemi pasur në terren edhe nga puna që ka bërë kandidati ynë Avdullah Hoti. Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, në mënyrë që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri. Ne do të mobilizohemi, të punojmë që LDK të kthehet dhe të jetë forcë e fuqishme politike”– tha Mustafa./Opinion.al

Share: